Shumë besojnë se teoria evolutive tregon se mashkulli është i shtyrë në mënyrë të pashmangshme drejt një numri të madh partneresh, për të pasur rrjedhimisht edhe një numër më të madh pasardhësish.
Ndoshta nuk është tamam kështu.
Nëse i vë përballë zgjedhjes se si do të donin të zgjoheshin në mëngjes: Midis një haremi grash apo në krahët e një partnereje të vetme, pjesa më e madhe e meshkujve zgjedhin mundësinë e dytë.
Të paktën ky është përfundimi i studimit të udhëhequr nga Andreu P. Smiler, psikolog në “Wake Forrest University” dhe autor i librit “Challenging Casanova: Beyond the Stereotype of the Promiscuous Young Male” (Sfidë Kazanovës: Përtej stereotipit të mashkullit imoral).
Pra, qenkam shumë më pak “Kasanova” nga sa mund të jetë imagjinuar, sepse edhe mashkulli ashtu si femra, interesohet më tepër për ndjenjat dhe mënyrën se si e përjeton një lidhje intime sesa vetëm e thjesht seksi.
Kjo sfidon një numër të madh stereotipesh.
“Në të vërtetë, shpjegon Smiler, meshkujt që kërkojnë partnere për lidhje afatshkurtra janë në pakicë, sepse edhe teoria e evolucionit na jep tregues për prirjen e meshkujve drejt monogamisë”.
Sipas statistikave nga studimi i Smilerit, vetëm 5 për qind e burrave hyjnë në raporte seksuale me tre ose më shumë gra gjatë një viti.
b.m. / dita
Nga keta 5 perqind qe thote ne fund studiuesi, shumica me siguri ndodhen ne Shqiperi ku kurveria eshte sheshit si vlere e pamohueshme e “demokracise pluripartiake”
nji miku im qe ka pasur nji kariere pak a shume te ngjashme me Giacomo Casanova-n ,ka shkruar nji roman interesante(mjerishte jo ne shqip sepse ne tregime jane komplikuar edhe personalitete VIP, gra Ministrash etj ,por ndryshe nga Casanova ai ishte ne kerkim te shpirtit binjak ,te asaj qe quhet Amore Vero …