Një sasi prej 118 kg mish pa vulë dhe çertifikatë veterinare është bllokuar sot në Burrel nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Aksioni është zhvilluar në 3 subjekte tregtare, të cilat morën edhe një gjobë me vlerë 200.000 lekë.
AKU-ja ka sqaruar se; në subjektin e parë janë bllokuar 20 kg mish viçi dhe 12 kg mish qingji, ndërsa në subjektin e dytë dhe të tretë 69 kg mish viçi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon të sqarojë se aksioni i tij është shtrirë edhe në një lagje tjetër të qytetit të Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku gjatë kontrollit në subjekt u bllokua sasia prej 17 kg mish qingji.
s.a/dita
