Burrel, era e fortë shkul pemën, panik në aksin kombëtar

anazapta

Një pjesë e aksit rrugor Burrel-Tiranë është bllokuar ditën e djeshme për shkak të rënies së disa pemëve në rrugë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak i rënies së pemëve ka qenë era e fortë. Bllokimi i rrugës ka bërë që radha e makinave në dalje të Burrelit drejt Tiranës të shkojë 1 km. Është dashur ndërhyrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve që pas disa orësh situata t’i kthehej normalitetit. Nuk ka pasur të lënduar nga ky incident, por panik te disa prej udhëtarëve në mjetet që kanë qenë shumë pranë vendit ku ra pemë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *