Burrel, helmohen 7 persona nga konsumimi i hurmave

redaktor

Pas kërpurdhave, një tjetër produkt shpallet “non grata” për banorët e Burrelit. Në një hark prej vetëm 24 orësh 7 persona janë paraqitur në spital me shenja të helmimit pas konsumimit të hurmave.

Burime nga spitali i Burrelit bëjnë me dije se 4 nga të shtruarit kanë marrë serumin dhe kanë lënë spitalin, ndërsa 3 të tjerët ndodhen aktualisht në spital. Sipas mjekëve helmimi ka ndodhur për shkak të njollave të zeza në hurmat e sapovjelura.

“Burimi i helmimit kanë qenë hurmat me njolla të zeza deri në gjendje kalbëzimi” theksojnë bluzat e bardha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *