Frank Priddis mori lajmin që asnjë bashkëshort nuk do të donte të dëgjonte. Bota e tij u përmbys kur një infermiere i tha se bashkëshortja e tij Sandra kishte ndërruar jetë për shkak të kancerit në fshikës.
Por gjithçka ndryshoi në mënyrë të papritur, kur ai e gjeti bashkëshorten e tij gjallë, pak orë më vonë, teksa gruaja flinte gjumë në dhomën e spitalit.
63-vjeçari nga Exeter, Devon, duke folur për të përditshmen “The Sun” shpjegoi se infermierja që e kishte telefonuar, kishte marrë gabimisht të dhënat e një pacienti tjetër dhe për pasojë kishte kontaktuar familjen e gabuar.
Ai ndodhej në shtëpi në momentin që kishte marrë telefonatën e hidhur. E me të marrë lajmin ai kishte shkuar me shpejtësi në spital, ku dhe kishte gjetur të shoqen që flinte gjumë, shëndoshë e mirë.
Pavarësisht se ju kërkua ndjesë nga stafi i spitalit, 63-vjeçari u shpreh i zemëruar me këtë gabim.
e.k/dita
