Pak kohë pas gjëmës në familje, ku ish burri ekzekutoi në mes të kryeqytetit gjyqtaren Fildes Hafizi, motra e saj i është drejtuar me kërkesë gjykatës.
Motra e gjyqtares së ndjerë, Amela Asllanaj ka kërkuar që gjykata t’i japë saj kujdestarinë e dy fëmijëve, vajzës dhe djalit.
Mësohet se kërkesa është depozituar ne Gjykatën e Tiranës dhe ka pasur përballje me vete autorin e krimit, te atin e fëmijeve, Fadil Kasemi.
Kasemi ka kundërshtuar këtë kërkesë duke u shprehur se “fëmijët nuk kanë pse te shkojnë tek tezja, kur mund te rriten pranë të afërmve te mi”.
