Nëse ka një njeri, i cili është i pazakontë në përcaktimin e kodit të familjes dhe të nderit, pa asnjë dyshim ai është zoti Berisha, plaku, dhe pas tij, Berisha i ri, njomëzaku. Nuk ka pasur asnjëherë, as në të shkuarën e as në të sotmen, një politikan, i cili, megjithëse mburret gjithë ditën e gjithë natën se njeh thellësisht kodin e familjes, të ketë gërmuar deri në breznitë e pesta e të gjashta të kundërshtarëve të tij politikë, dhe, kur nuk ka gjetur gjë, ka ngritur sajesat e turpshme të halucinacioneve politike. Dhe këtë e ka gjetur gjithnjë tek njerëzit që ka pasur përballë, kudo që kanë qenë: në politikë, në sistemin e drejtësisë, në financë, në polici, kudo. Pas të vjellave politike, ai pa asnjë lloj brejtjeje, është marrë me gjithë njerëzit e të anatemuarit, pa kursyer asnjëherë dhe në asnjë rast as nënat e tyre, motrat, gratë e bijat. Njeriu që thërritet aq fort në kodin e familjes i bëri të gjitha për të nxirë një njeri, të cilin edhe mund ta ketë patur mik në shumë vite, dhe mjerisht, por jo rastësisht, në gjurmët e tij pa ecën edhe njomëzaku Berisha.
Një ditë më parë, pa ndjenjën e së keqes, e cila është bërë natyrë e dytë e tij, Berisha publikoi një foto të shefit të qeverisë me drejtoreshën e një zyre në Vlorë, duke bërë edhe shënimin e tij keqdashës, gjë që është e zakonshme. Nuk e njoh drejtoreshën e këtij institucioni, as e kam dëgjuar ndonjëherë emrin e saj, por një miqësi e natyrshme kalon edhe përmes fotove të një çasti, të një momenti jetësor, por që nuk mund të kuptohet nga njeriu, i cili edhe pse shumicën e jetës e ka kaluar në qendrën e vendit, ende mendjen e ka tek fillimi i shekullit të shkuar, kur, e keqja, e verbra dhe e mjerueshmja ishin të lidhur me një afërsi njerëzore, tejet të natyrshme. Ai e percepton natyrën njerëzore ashtu si shpellarët, të cilët kur dolën në dritën e diellit, sytë iu lëbyrën, mendja iu ngushtua dhe bota iu duk e përçudshme, pikërisht sepse kishte dritë.
Disa ditë më parë, përsëri me keqdashjen e njeriut të mësuar me të keqen, duke u fshehur pas një “Frani”, ai mori nëpër dhëmbët e tij pjesë të një fisi të nderuar në qytetin e Shkodrës, Halluni, të cilët, duke qenë kushërinj të njërit prej të pesë gjyqtarëve që liroi Arben Frrokun, kishte “fatin e keq” që njerëzit e tij të ishin pjesë e mendimit socialist në qytetin e Shkodrës. Megjithëse figura të nderuara në qytetin e vjetër, jo vetëm prej sodit, por prej shumë dekadave, të padëgjuar askurrë për një bëmë të keqe, mjekë apo specialistë të lartë, ai, Berisha, plaku e jo zogthi, bëri lidhjen e menjëhershme mes Hallunit gjyqtar, Hallunëve specialistë, shefit të qeverisë dhe familjes Frroku. Hallunët, disa nga të cilët i njoh prej viteve, në të gjithë historinë e qytetit kanë qenë njerëz të ndershëm. Ata nuk ia kanë borxh përgojimin ish shefit të një qeverisje të pafat, ashtu si nuk ia kanë as nënat, motrat, gratë dhe bijat e gjithë atyre që në këto njëzet e ca vite janë nëpërkëmbur prej gojës së tij.
Nëse do të kishim të njëjtin kut si Berisha plak dhe Berisha vocërrak, mund të kishim thënë shumë gjëra, të cilat nuk do të ishin të natyrshme. Mirëpo, herë pas here, si thonin dikur, janë disa njerëz të cilëve u duhet vënë kufiri, megjithëse ata nuk e njohin të drejtën e vetëpërmbajtjes. Fjala nuk bën mort, thonin dikur, por gjuha e ligë është e rëndë. Ajo të kujton atë thënien tjetër të mençur se “më i keq është gërgasi, se sa dorasi”, dhe nuk ka njeri më të përkushtuar ndaj së keqes se sa Berisha i madh.
Berisha e ka krejt të lehtë të merret ditën dhe natën me një foto të natyrshme dhe të bëjë një shënim djallëzor, por nuk e ka për gjë të recitojë në gjuhë të huaj poezi të Eseninit apo të të tjerëve, si stërmundim pleqësor ndaj së bukurës. Do të mund të hamendësonim se si përkushtim ndaj kësaj rënieje pleqërore mund të jesh edhe kandidate në një qytet të madh për bashkinë e tij; ashtu si mund të kishte dhjetëra hamendësime të tjera.
“Burri” i fjalës, i cili e gjen gjithnjë e kudo të keqen e asaj që shikon syri i tij i mbrapshtë, tani që filloi fushata e re elektorale do të bëjë rishtas sipas zakonit të vjetër. Kali i kuq e ka një huq, thonin të parët, dhe Berisha, si një kalë i kuq që ishte dikur, ka me vete edhe huqin e mashtrimit të pashoq, ashtu si nuk e ka për gjë që më pas, duke u tallur me të vërtetën të thotë, si në rastin Nano, “i besuat ju ato që thashë unë, por ato ishin për fushatë”. Sikur njerëzit gjatë fushatës të ishin patate dhe jo njerëz të lirë, të cilët, pikërisht nga fjalët e Berishës për ish shefin tjetër të qeverisë, përbuzën bulevardet, zaptuan selitë qeveritare, pushtuan RTSH, bënë thirrje për kryengritje, rrëzim pushteti dhe vrasje.
Çfarë është bërë me donacionet që ia dhuruan biznesmenët zonjës Berisha, kur ajo ishte zonja kryeministre e parë? A di njeri në këtë vend se cilat ishin shumat që përfitoi ajo nga dhuratat e pafund dhe kush e bëri bilancin e biznesit mjekësor që drejton? A ka dëshmi të përdorimit të të ardhurave që kanë kaluar nëpër duart e saj? Përse mbesa e Berishës gjendet kudo ku është edhe krimi: në Gërdec, tek Fazlliçi, tek firmat që mashtrojnë? Përse një tjetër, e lidhur me familjen e tij përdorte fondet shtetërore si mallin e të atit dhe askush nuk i kërkoi, qoftë edhe një herë të vetme, se si kishte ndodhur? Cila është e vërteta e pasurimit marramendës të bijës Berisha, sot Malltezi, pasuri në të cilën vila e Lalzit, më e madhja në këtë resort, me parkun e stërmadh para saj, e gjitha buzë detit, është vetëm një stërkalë pasurie? Me cilat të ardhura bëri vilat e tij njomëzaku Berisha, ku ishte zyra e tij, përmes së cilës përgojon ata që i ati i quan kundërshtar, si ndodhi sa hap e mbyll sytë me zotin Bojaxhiu? Di Berisha se çfarë bëjnë larg tij fëmijët e të birit, i cili, sapo kaloi rreziku, braktisi gruan e parë, ku ishte dërguar në besë dhe u lidh me një vajzë tjetër, dashuria e të cilëve dha frytet në një butik super të shtrenjtë?
Një foto e shefit të tashëm të qeverisë me njërën ndër bashkëpunëtoret e tij është gjëja më normale në botë. Një familje e nderuar në Shkodër, Halluni, të jetë pjesë e familjes progresiste, është po ashtu gjëja më normale në botë. Anormale është që, duke u thirrur në kodin e familjes, të nëpërkëmbësh vlerat e familjeve të të tjerëve, duke harruar se pas vetes ke lënë një pisllëk që nuk e pastrojnë as dhjetë breza.
Nuk më ha meraku për plakun Berisha. Edhe ai e di se koha e tij mbaroi. Më vjen keq për burrecët rreth tij, të cilët duke e ditur se vetëm duke përdorur të njëjtën gjuhë dhe duke pasur të njëjtin mentalitet, humbasin vlerat njerëzore.

Saliu ka nje problem, nuk ka asgje te shkuar, per familjen e tij, nuk ka asgje per te treguar, se kush ka qene familja e tij, cfare kane bere si fis, ne te gjithe ato luftra qe ka kaluar familja e tij dhe kete ai se ben dot, se ai edhe mbiemrin e ka te huazuar, nga fshati Berishe, kur u shoerngulen nga fshatrat e Gjakoves, si te perzene nga fshati, per pabesi.
U shporen edhe nga fshati Berishe i Pukes, po si te pabese, mbasi gjyshi i tij vrau priftin e fshatit, mbasi e kapi duke vjedhur kishen.
Cfare te tregoje saliu, asgje.
Saliu e di se shumica e politikaneve kundershtare, vine nga familje te medha me tradita, qe kane luftuar armikun ne cdo kohe, kur i ka therritur atdheu, por ai saliu edhe ketu mundohet ti ule, mundohet ti njollose, pse paraardhesit e kundershtarit, luftuan kunder okupatorit, pse luftuan dhe nuk u bashkuan me armikun, se lufta heroike e mijrave shqiptareve, per saliun eshte bashkepunim me komunizmin, megjithese vete ai i sherbeu ne menyren me te keqe, komunizmit, duke spiunuar kolege ne organet e sigurimit.
Vetem faktet e gjalla qe kane dale ne publik, nga vete viktimat, duhej te benin qe sali ram berisha, te shporrej nga politika. Po ai e dinte se nje dite, faktet do ta vinin me shpatulla mbas murit dhe afroi ne krah te tij, personat me te inkriminuar dhe hajdute, per ti patur si ushtare te bindur, ndaj urdhrave qe jepte.
Dhe sot kemi paloqrt, ristane me halimet, kemi zhozin, por kemi edhe perkthyesin bukurosh lulen, qe shpuri antropologun peruan, tek shtepia e famshme e verdhe, per ti vertetuar, se serbet kane te drejte, qe akuzojne.
Por une u them atyre qe i rrine saliut gati tu, kujdes mos mendoni se do tja hidhni lehte, kur saliu te permbyset realisht me gjithe familje si agjente te serbise, mos thoni pastaj, se u mashtruam, skemi faj, jo ju te gjithe keni faj, se saliu cdo krim e beri me mbeshtetjen tuaj dhe per kete do te jepni ju llogari dhe familja juaj.
bukur shume e ke thene .saliu i ka ushqyer me nje luge corbe serbe e greke.
saliun e ushqeu selim berisha e me vone e kapi rexhep e milica rama.e sot me liri berishen vazhdon rrugen me gjithe banden .por cudi me vjen a e ka ngrene kete corbe edhe halim kosova apo jo .
o zoti Bedri…..po shkelqen si analist kunder perbindeshit Berishe si nje top analist por ju duhet te kuptoni se ku qendron fuqia e tij edhe pse ka kryer te gjithe krimet qe mund te beje nje serial killer dhe mega-tradhetar.
Nje ‘Mobster nderkombetar” si saliserbi nuk eshte rastesi qe ka “dribluar” nje skuader futbolli me ambasadore amerikane dhe perseri eshte ne loje…
1 -Chris Hill
2 -William Ryerson
3 -Joseph E. Lake
4 -Marisa R. Lino
5 -James Pardew
6 -Joseph Limprecht
7 -James F. Jeffrey
8 -Marcie Berman Ries
9 -John L. Withers II
10-Alexander Arvizu
11-Donald Lu
Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues
. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?
Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
Fuqia e Berishes eshte partia socialiste qe drejtohet nga ata qe Berisha i ka perdhunuar dhe i perdhunon sa here te doje.
A analizon reformat e Rames qe nuk kane qenene asnjera ne programin elektoral.Ku ka mbajtur fjalen qeveria Rama dhe ku ka mashtruar?A duhet ti ktheheni Bedri bashke me stafin e gazetes qeverise Rama per ta vene ne pune dhe per ti shkurtuar doren e per ti mbyllur ndonje Xhep?
Do ndertojme opinione me Saline ?Po me kete rrugacin qe e morem ne Ps ,e punesuam ,e vume ne krye te partise e te shtetit dhe tani na ben gallofin cfare mendim keni ?
Z Bedri Islami ti je shume i mire informuar per agjentin Serbo Grek Berisha. Godite pa meshire plakun e kusar vrases perdhunues tradhtar familjarisht se ka nxirre dhe nxjerr nga rruga e zotit nje komb te gjithe.
Hallunovicet ne Shkoder jane te shumte si fare hithash. Ka edhe te mire por si shkodran prej Puke duhet ta dish qe nder podgrican njihen si sinonim i budallenjve.Zakonishte trashe pa shkolle.Edhe ato qe jane me shkolle sa gishtat e dores i perkasin grupit te morracakeve te kuq.
Nje gje me ben peshtypje te vecnte, Ky Bedriu i drejtohet Berishes si plaku, ndoshta mendojne se Bedriu eshte i ri jo mo jo eshe mbi 60 vjec.
I thuaj ndonje gazetari kur del Saliu para mikrofoneve, ti thone; ku i ke varret e prinderve?
Saliu nuk u kujdes per ata as ne te gjalle e as te vdekur e jo me ne ta marim si njeri politik ne sherbim te vendit sot, pavaresisht se ate qe na ka bere ai, nuk na e ka bere as turku e as gjermani. Me Saliun dhe çerdhen e tij duhet te merren ata qe ai i ka vrare me pushke, per ne te tjeret egziston si nje e keqe kanceroze qe kohet do ta fshijne nga kujtesa.