Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Uashingtonit, pasi kryefamiljari ka vrarë 4 pjesëtarë të shtëpisë dhe më pas në fund ekzekutoi edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa vetë agresori njoftoi policinë për viktimat, por pas shumë negociatash ai nuk u dorëzua por vendosi të vetëflijohet.
Autoritetet amerikane konfirmojnë se, mes viktimave janë edhe dy fëmijë të cilët jetonin në qytetin Belfair.
Policia së bashku me 5 viktimat e kësaj ngjarje, gjeti të traumatizuar edhe një vajzë 12-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital ku po merr trajtimin e nevojshmë nga sociologët.
