Një ngjarje e rëndë tronditi Sarandën ditën e parë të Vitit të Ri. Policia njofton për një krim brenda familjes.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se “rreth orës 08:55, të 1 Janarit 2016, Afrim Uzo ka qëlluar me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij Lina Uzo duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Më pas, ky shtetas qëlloi edhe veten e tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktimat janë rreth moshës 45-50 vjeç.
Në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit.
