Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Hungari. Pas një zënkë mes një çifti që menaxhonin një shtëpi azili pleqësh, burri 61-vjeçar ka hedhur në drejtim të gruas një bombë dore.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë të Bekes Megye, ngjarja ka ndodhur në qytetin Mezohegyes, transmeton Albeu.com.
Pas fillimit të zënkës, gruaja ka thirrur avokatin e saj ndërsa burri ka hedhur bombën e dorës në dhomën ku gruaja po bisedonte me avokatin e saj.
Si pasojë, gruaja është lënduar rëndë ndërsa burri është arrestuar.
