Bursa shtetërore për studime universitare në Hungari

redaktor

Studentët shqiptarë, si dhe kandidatë të tjerë që duan të vijojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në Hungari mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i bursave shtetërore. Autoritet e arsimit kanë detajuar llojin e bursave që ofrohen si dhe kriteret që duhet të përmbushin të gjithë kandidatët e interesuara për to. Konkretisht bëhet fjalë për programin e bursave shtetërore për shtetasit që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pasuniversitare, në fushën e kërkimit, si dhe në kurse vere pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë ose të Kërkimit të Hungarisë, për vitin akademik 2015-2016 sipas kategorive të përcaktuara. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për këto bursa është data 8 Prill 2015. Kopje të dokumentacionit duhet të përcillen online nëpërmjet aplikimit në rrjetit HSB www.scholarship.hu;. Aplikantët duhet të bëjnë regjistrimin në ëebsite-in e Bordit Hungarez të Bursave. Gjatë procesit të aplikimit, duhet të shkarkoni dokumentet përkatëse të përgatitura paraprakisht dhe ti plotësoni sipas kërkesave të përcaktuara. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara llojet e bursave që ofrohen për secilin cikël studimesh, si dhe kushtet që duhen plotësuar.

Studime të pjesshme në nivelin “bachelor” dhe “master”

Kohëzgjtja e bursës për këtë cikël është 3-10 muaj, në varësi të programit. Për këto bursa mund të aplikojnë studentë për programe të ndryshme studimi për të dyja nivelet. Preferohen ata kandidatë që studiojnë ose punojnë në fushën e gjuhës dhe të letërsisë hungareze, ose studentë të regjistruar në programet e studimit: “Mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmakologji, veterinari, arkitekturë dhe drejtësi. Kandidatët e interesuar duhet të kenë përfunduar të paktën 2 semestra në institucionet e arsimit të lartë të vendit të tyre. Mosha e rekomanduar është deri në 30 vjeç.

Studime pasuniversitare ose në fushën e kërkimit

Për këtë kategori burse të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit “master”. Rekomandohen aplikantë, të cilët dëshirojnë të kryejnë kërkime për tezën e studimit në programet e doktoraturës. Por, këta kandidatë duhet të jenë në vazhdim të studimeve në programin e doktoraturës. Aplikantët që përfshihen në këtë nivel studimi, nuk përfitojnë kredite. Mosha e rekomanduar për aplikim është deri në 40 vjeç.

Studime në Doktoraturë (PHD) program i plotë (36 muaj)

Bursa jepet me kusht për ata kandidatë që i nënshtrohen provimit para pranimit në universitet për programin e doktoraturës. Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 35 vjeç . Për këtë kategori në sistemin online gjendet i hedhur formulari specifik që duhet të plotësojnë bashkë me kriteret e përzgjedhjes.

Studime në Doktoraturë, program i pjesshëm 1-12 muaj

Për këtë program mund të aplikojnë vetëm ata studentë që janë të regjistruar në doktoraturës në universitetet e akredituara të vendit tonë, ose të një vendi tjetër të huaj, por jo në Hungari. Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 35 vjeç.

Studime në postdoktoraturë dhe në fushën e kërkimit (1-10 muaj)

Aplikantët duhet te kenë titullin doktor ose një gradë të barazvlefshme. Mosha e rekomanduar përë këtë program bursash është deri më 45 vjeç.

Vizita kërkimore deri në 10 muaj

Aplikantët duhet të kenë minimalisht titullin “Doktor i Shkencave” ose një titull ekuivalent. Nuk ka kufizim moshe. Për këtë program bursash nuk ka kufizim moshe në aplikim.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *