Bursat evropiane janë mbyllur me rritje, me përjashtim të Amsterdamit dhe Milanos ndërkohë që operatorët morën gjatë ditës njoftimin për rënien e numrit të vendeve të punës ndryshe nga sa pritej në SHBA.
Investitorët nuk janë prekur nga njoftimi i Donald Trump për të dalë nga Marrëveshja e Parisit për klimën, që izolon SHBA-në në skenën ndërkombëtare.
“Ndërkohë që shumë drejtues në botë kritikojnë vendimin e Donald Trump, investitorët vazhdojnë qetësisht të vendosin fonde në tregjet e bursave”, theksoi Jasper Lawler, analist tek “London Capital Group”.
Progreset financiare janë ngadalësuar pas njoftimit të ekonomisë amerikane për krijimin e 138 000 vendeve pune në muajin maj nga 185 000 që priteshin edhe pse përqindja e papunësisë ka rënë me 10 pikë duke arritur në 4,3 për qind në nivelin më të ulët që prej vitit 2001
