Për nxënësit e arsimit parauniversitar akordohen 1440 bursa ndërsa për studentët e viteve të para që përmbushin kriteret e përcaktuara miratohen 2050 bursa në total për vitin akademik 2012-2013.
Pranvera Kola
Zbardhet skema e plotë e bursave që do të shkojnë për mbulimin e studimeve të mijëra nxënësve dhe studentëve të pranuar gjatë vitit akademik 2012-2013. Në mbledhjen e fundit të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërndarjen e re të bursave që do të akordohen për nxënësit e rinj të pranuar në shkollat e mesme, duke u ndalur veçanërisht tek arsimi profesional. Njëkohësisht janë detajuar edhe bursat që do t’u vihen në dispozicion institucioneve të arsimit të lartë publik për pranimet e reja të realizuara gjatë këtij viti akademik.
Sipas përcaktimeve të bëra në vendimin e miratuar dje, Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri akademik 2012 -2013 do të shpërndajë 1 440 bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe 2050 bursa për studentët. Bursa këto të destinuara vetëm për hyrjet e reja në shkollat e mesme dhe në universitetet.
Më tej, vendimi shtyn edhe afatet e aplikimeve, si dhe kohës së ndarjes së këtyre bursave. Në këto kushte, të gjithë aplikuesit që përmbushin kriteret ekonomike, dhe joekonomike për të qenë pjesë e programit të bursave, kanë ende kohë për të verifikuar pranë shkollave apo fakulteteve nëse mund të jenë përfitues të bursës.
Kjo pasi afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për të gjitha kategoritë e përfituesve është data 31 janar 2013. Ministria e Arsimit, drejtoritë arsimore dhe universitetet kanë marrë tashmë udhëzimet e duhura për të mundësuar shpërndarjen e bursave për secilën nga këto kategori.
Kategoritë që përfitojnë sipas kriterit ekonomik
Sa i takon kategorive që përfitojnë bursa nga shteti sipas kriterit ekonomik, kanë të drejtë të përfitojnë: nxënësit dhe studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik,
nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik,
nxënësit e studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik,
ata të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik,
secili nga studentët bashkëshort me fëmijë që nuk disponon të ardhura dhe që vendoset në konvikt publik.
Pjesë e përfitimit të skemës së bursave janë edhe fëmijët, nxënës apo studentë që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut.
Kategoritë që përfitojnë jashtë kriterit ekonomik
Ndërsa në kategoritë që kanë të drejtë të marrin bursë jashtë kriterit ekonomik përfshihen:
Nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Nxënësit që vijnë nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit (Tropoja, Hasi, Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malësia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Përmeti, Pogradeci, Skrapari, Tepelena dhe rrethi Tiranë), të cilët regjistrohen dhe ndjekin studimet në vitin e parë shkollor 2011-2012, në shkollat e mesme profesionale.
Jashtë kriterit ekonomik përfitojnë bursë edhe nxënësit që ndjekin mësimin sipas degëve prioritare për zhvillimin e ekonomisë.
Humbasin bursën
Nxënësit dhe studentët e të gjitha kategorive nuk përfitojnë bursë ose e humbasin të drejtën e përfitimit të bursës, kur:
Janë ndarë nga trungu familjar,
familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private,
vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi,
shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese”.
Pak javë më parë Qeveria ka miratuar edhe një tjetër vendim në të cilën përcaktohet se do të përfitojnë bursë edhe nxënësit e klasës së 13-të të shkollave profesionale, drejtimi termohidraulikë, që nuk kanë përfituar bursë me vendim të këshillave të njësive të qeverisjes vendore, për periudhën e zhvillimit të praktikës profesionale, mbështetur në kërkesën e Drejtorisë Arsimore Rajonale, të cilave u akordohet bursë e caktuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
�V � �]�/�ra tek subjektet e palicencuara dhe rritja e konkurrencës së pandershme, e vështirësojnë edhe më shumë situatën në farmacitë e rrjetit të hapur. Shqetësuese në këtë sistem mbetet edhe mungesa e farmacistëve të profesionalizuar. Kundrejt këtij kriteri, Jaupllari shton se në jo në pak raste janë evidentuar punonjës që e ushtrojnë këtë profesion pa pasur njohuritë e nevojshme dhe kualifikimin e duhur.
E gjithë kjo situatë, sipas urdhrit e farmacistëve, vjen për shkak edhe të kontrolleve rutinë që i bëhet këtij sektori dhe që nuk përqendrohen tek dëmet që mund t’i vijnë pacientit si pasojë e këtij kaosi që mbizotëron në treg. Jaupllari shton se i takon strukturave përgjegjëse, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës së Kontrollit të Barnave të zbatojnë detyrat e tyre me qëllim që shërbimi farmaceutik të jetë sipas standardeve.
Arjan Jaupllari
“U mbyll edhe ky vit, por sistemin farmaceutik e gjen me farmaci që mbijnë çdo ditë si kërpudha afër qendrave shëndetësore e spitalore, duke lënë pa shërbim zona të tëra urbane dhe rurale në mjerim farmaceutik. Farmaci pa licencë, sistem shpërndarje kaotik, me sistem farmaceutik të painformatizuar, pacientë edhe më të varfër, spitale pa barna, pa materiale mjekimi, me çmime më të larta se një vit më parë edhe për barnat më të domosdoshme për të sëmurët, e gjen profesionin e farmacistit të zhvlerësuar, pasi duke e blerë diplomën edhe pa vajtur asnjë ditë në universitet mund ta ushtrojë atë kushdo.
Kemi farmacistë që punojnë nga mëngjesi deri në darkë edhe më të frikësuar nga konkurrenca profesionale. Për të shmangur këtë kaos, duke bërë një reformim total të sistemit, kryesorja është vendosja e kritereve të qarta ligjore në ushtrimin e profesionit, hapjen e farmacive të reja dhe depove, kontrollin e barnave që vijnë në vend si dhe kritereve për recetat e barnave që duhet të lëshojnë”, bën të ditur Jaupllari.
Klinikat private, në skemën e sigurimeve vetëm pasi të jenë akredituar
Statusi i akreditimit klasifikohet si kushti bazë që klinikat mjekësore private duhet të përmbushin për t’u bërë pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore, sikundër përcaktohet edhe në ligjin e ri të sigurimeve. Duke u ndalur tek ky tregues, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka konfirmuar dje se ende nuk është përcaktuar paketa e plotë e shërbimeve të privatit që do të përfshihen në skemën e sigurimeve.
Hana ka shtuar se paketa e shërbimeve që do të ofrohet nga privatët do të jetë me çmime më të lira për pacientët e siguruar. Ekspertët e këtij instituti kanë nisur tashmë punën për të detajuar aktet nënligjore nëpërmjet të cilave do të përcaktohen shërbimet e privatit që do të kalojnë në rimbursim. Ligji i ri i cili do të hyjë në fuqi nga marsi i vitit që vjen, përcakton institutin e Sigurimeve Shëndetësore si menaxhuesin kryesor të skemës, e cila do të shoqërohet me kontrolle më të rrepta ndaj të gjithë subjekteve shëndetësore.
Duke e shndërruar institutin në Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore synohet blerja e më shumë shërbimeve cilësore me kosto efektive dhe më të sigurta për qytetarët. Nëpërmjet kësaj reforme që tashmë përfshin edhe sistemin spitalor, Hana deklaron se do të shkohet drejt një shfrytëzimi më të mirë jo vetëm të kapaciteteve diagnostikuese e trajtuese, por dhe të atyre njerëzore përmes përmirësimit të infrastrukturës së shërbimit shëndetësor. Vetëm personat e siguruar dhe të pajisur me libreza shëndetësore do të mund të përfitojnë nga skema e rimbusrimit të këtyre shërbimeve që do të marrin në klinikat private pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurimeve shëndetësore.