Një masakër e vërtetë është regjistruar në kryeqytetin e Burundit, Bujumbura të shtunën.
Të paktën 87 persona janë gjetur të vdekur nga tre sulme të ndryshme të koordinuara, bëri me dije qeveria atje. Zëdhënësi i ushtrisë së Burundit, Kolonel Gaspard Baratuza tha se tetë oficerë të sigurisë ishin në mesin e të vrarëve gjatë dhe pas sulmeve të së premtes.
“Numri përfundimtar i sulmeve të djeshme është 79 armiq të vrarë, 45 të kapur dhe 97 armë të sekuestruar. Në anën tonë, tetë ushtarë dhe policë janë vrarë dhe 21 të plagosur”, tha ai, cituar nga AFP-ja. Kryeqyteti i Burundit është nën ethet e luftës, ndërsa në orët e darkës të gjithë banorët mbyllen në shtëpitë e tyre, duke lënë nëpër rrugë vetëm patrullat e policisë.
“Deri më tani dhuna ka qenë politike“, thotë reporteri i Al Jazeera-s, duke shtuar se ajo ka ngjallur “frikën se lufta civile në Burundi mund të rizgjohet”. “Ka një operacion policor, i cili po vazhdon në periferi të kryeqytetit,” tha ai, duke shpjeguar se të rinjtë kanë qenë objektivi kryesor. /Dita/
