Ministri i ardhshëm i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj sulmeve të mazhorancës në ikje ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Sipas Bushatit, qeveria në ike nuk do ta kuptojë se Arvizu përfaqëson Obaman dhe flet vetëm në emër të qeverisë amerikane.
“Nuk duan të kuptojnë që Ambasadori është përfaqësues i Presidentit dhe flet në emër të SHBA?! Arrogancë provinciale që sovrani e refuzoi”, shprehet Bushati.
Arvizu është vënë në qendër të akuzave dhe sulmeve, të cilat kanë arritur deri në fyerje dhe denigrime nga ana e kryeparlamentares Jozefina Topalli, për cilësimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, njësoj të rëndësishme ai ato të vitit 1992

KETE EKUPTOJNE TE MENCMIT POR JO ANTARET E PD QE JANE HAJDUTE DHE TRADHETARE