NATO duhet të pranojnë rolin e vet të pazëvendësueshëm, si një katalizator i sigurisë në Evropë dhe të punojë për politikën e “dyerve të hapura” për pranimin e të tjera vendeve aspirante nga Europa jug-lindore. Mbi këto sugjerime mbështet analizën e tij ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, publikuar në faqen prestigjoze “Project Syndicate”, ku shkruajnë udhëheqës botërorë dhe politikanë të njohur. Si kreu i diplomacisë së një vendi, që ai thotë se e kupton më shumë se kushdo vlerën e Aleancës së Atlantikut të Veriut për shkak të së kaluarës së tij dhe rolit të NATO-s në Kosovë, në kontekstin e një Ballkani të trazuar, Bushati e nis këtë analizë me rastin e aneksimit të Krimesë nga Rusia, si kujtesë veçanërisht për vendet e Europës Lindore se NATO përbën boshtin kryesor të sigurisë kombëtare dhe evropiane. Duke e ngushtuar analizën nga rasti i Krimesë tek Ballkani, një rajon i fragmentuar, që vazhdon të përballet me çështje të shtet-ndërtimit, të sundimit të së drejtës dhe pabarazisë, Bushati thotë ky rajon gjithashtu mbetet sfidë për NATO-n. “Për sa kohë anëtarësimi në BE mbetet ende larg për këto vende, as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor”, thekson ai. Në vija më të përgjithshme, anëtarët e Aleancës duhet të pranojnë se territori i mbrojtur nga NATO është kthyer në një zonë me konkurrencë sa i përket sigurisë, analizon Bushati.
z Bushati ne te vertete nuk kuptova se cfare kerkoje. Nuk mendoj se keni mundesi e kapacitete per te dhen mend Amerikaneve se si duhet te realizoje mbrojtjen e Europes se Lindjes nga invazioni rus. Ne vend qe te beje thirrje qeverise suaj per nje qeverisje efcente e shtim te kontributit shqiptar ne fushen e sigurise flisje pa lidhje. Jo vetem Qeveria Shqiptare por tere vendet e lindjes komuniste natyrisht duke perfshire edhe Shqiperine duhet te distancohen qarte nga diktaturat komuniste , krimet e tyre dhe hegjemonia e pansllavizmit rus.
Se dyti i duhet kerkuar perendimit perpara avjonve e anijeve ndihme per te pastruar korrupsionin dhe agjentet e rusise ne vendet e lindjes. Ne vitet 2000 ne Italine fqinje ku kemba e rusit nuk ka shkelur u gjeten dhe u larguan 250 agjent te KGBse ne nivele te larta te shtetit e politikes.
Nese largojme kancerin korrupsion nga trupi i shoqerive tona dhe gjarperinjet helmues qe me kohe i kemi prezent ne nivele te larta gje qe u pa qarte ne protesten e “shoqerise civile” ndaj armeve kimike e angazhimin e dukshem te ambasadorit rus ne Tirane atehere te jemi te qarte se siguria kombetare rritet ndjeshem se bashku me kontributin ne mbrojtjen kolektive.
Nuk ka ndollur asnjehere ne keto 24 vjet qe shoqeria, media e politika te kene qene ne unitet e angazhim total ne dem te interesit kombetar sesa ne rastin e kundershtimit gjoja ndaj armeve kimike pasi realisht ishte angazhim ndaj afrimit te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Nese arrita tju kuptoj z Bushati ju theksoni se kerrcenimi ndaj sigurise kombetare qenka evident dhe i hapur nga Rusia. Kure Italianet filluan te reagojne daj pranise se helmeve siriane ne portet italine Ministria e Jashtme e Italise tha se persa i perket aleancave strategjike te Italise as qe duhet folur.
Pra Italia paska aleanca strategjike e interes kombetar kurse shqiptaret nuk kane se ne jemi shume te fuqishem. Realisht arsenali i bollshem i armatimit qe trashiguam nga diktatura ishte i vjeteruar e jashte standarteve te NATOs por vende te ndrshme te botes e perdorin ate akoma gje qe qeverite shqiptare kane vazhduar per 24 vjet duke shitur.
Mire qe e shiten teknologjine e vjetur por ku kane shkuar parate dhe a eshte blere teknologji e re ne fushen e sigurise apo thjesht eshte vjedhur e gjitha.
Aleatet e NATOs e kryesisht Amerikanet harxhojne parate e taksapaguesve te tyre qe perfeksionojne e zgjerojne mbrojtjen e tyre dhe te parnerve te NATOs por askush te mos mendoje se e kane te garantuar mbrojtjen kur ekonomite e vendeve te aleances nuk kontribuojne apo ne rastin me te keq nuk arrijne te kontribuojne.A ka me turp se avionet britanike te patrullojne Polonine kur realisht kane popullsi te peraferta e natyrshem polaket me nje territor ne qender te Europes.
Pra Europiano Lindoret nuk arrijne te kontribuojne ne mbrojtjen kombetare e kolektive pasi ekonomite e tyre i gerryen korrupsioni e mungon edhe vullneti per nje kontribut te tille.
Nese Qeveria Shqiptare realisht deshiron te kontribuoje ne fushen e sigurise kombetare e rritjen e kontributit ne mbrojtjen kolektive atehere duhet kerkuar me emergjence Qeverise Amerikane per prezence te gjithanshme e te shtuar te agjensive te sigurise Amerikane ne teritorin Shqiptar. E di qe ka kontakte per me dy agjensi te rendesishme Amerikane per aksione te perbashketa me shqiptaret por nuk duhet harruar se Amerika ka disa lloje agjensishe.
Pra z minister kontriboni qe te sheroheni nga kanceri i korrupsionit e gjarperinjte helmues qe kane zene vend me kohe ne truallin shqiptar atehere e keni kryer detyren ndaj vendit dhe aleateve.
Ne shkrimin tuaj z Minister vetem benit rolin e sirenes se alarmit por nuk merrnit asnje angazhim per nje kontribut te shtuar.
Nuk mendoj se eshte e mjaftueshme vetem venja e alarmit pa dhene asnje kontribut sado modest.
Ajet Delaj
New York
Bravo. Sbesoj se i lexon ay keto po mire do bente.