Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte i vetmi në radhët e deputetëve socialistë në seancën plenare të kësaj të mërkure.
Bushati doli me argumenta jashtë kornizave të qëndrimit zyrtar të mazhorancës sa i takon krizës politike.
“Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë.
Kemi qenë shpesh në rrethrrotullime, kemi gjetur tabelën “exit” për të dalë nga këto rrethrrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizmit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli.
Natyrisht ky është një precedent i ri, jo vetëm për demokracitë e reja në Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe për vende me regjime despotike, siç është rasti i Venezuelës”, deklaroi ai në fjalën e mbajtur në Parlament.
Bushati kërkoi që mazhoranca të mos qëndrojë arrogante përballë këtyre zhvillimeve.
“Duke dalë nga Parlamenti, unë jam i bindur që ta kanë dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse”, vijoi ai.
Ish-ministri i Jashtëm mbështeti qëndrimin e Damian Gjiknurit sa i takon reformës zgjedhore.
“Demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvëndësimi formal i listës së Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare, por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë. Socialistët, progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë”, shtoi ai.
Fjalim i Bushatit në Kuvend ishte i drejtpërdrejti sa i takon kritikave ndaj qeverisë dhe opozitës.
b.b/dita

Te paren gje qe duhet te deklaronte Bushati,ky minister trim dhe i ndershem duhet te kerkonte hapur qe mazhoranca duhet te amendonte Kushtetuten dhe kodin zgjedhor qe te hiqet e drejta e kryetarteve te partive te hartonin listat e kandidateve per deputete dhe kryebashkiake dhe kjo e drejte t’u jepej qytetareve.
Qe deputetet dhe kryebashkiaket ne se duan te nderrojne grupin parlamentar etj te dorezojne mandatin e marre dhe ne vend te tyre te votohet nje tjeter nga populli!
Te hiqen nje here e pergjithmone listat emrore te kandidateve per deputete dhge kryebashkiake dhe te hiqet sistemi proprcional brenda qarqeve dhe te vendoset ai mazhoritar ne shkalle vendi!
Kishja dhe ruaj respekt,per personin dhe diplomatin Bushati.
Keqardhje te vertete perjetoj,kur shoh qe dhe Ditmirin e paska kapur sindromi shqiptar,qe mbas ´´exit´´shndrohet pothuajse ne antiditmir.Ditmirin do ta gjeja ne respekt te vehtes,nqse do te kish polemizuar direkt me Ramen,per levizjen nga karrigia,pamvaresisht sa te drejta mund te kish dhe jo tani me reagime shashkash te mjera.
Per llojin e Pelesheve eshte normale qe te kapet nga ky sindrom i ´´exitit´´shqiptar.
Subject: REFORME RRENJESORE NE DIPLOMACINE SHQIPTARE
Replike dhe sfide e detyruar me nje “kryehero” pa heroizem …
CAKAJ THOTE JA UJKU
RUDINA TREGON GJURMET !
BUSHATI NA TREGON HERONJTE
E DIPLOMACISE !
– Reforme rrenjesore, terapi shoku ne diplomacine shqiptare…!
– Ambasadore te Shqiperise apo “ AMBASADORE TE LIBRAVE TE VETA …. ?
– Heronjte e NATO-s quhet Xhorxh W. Bush dhe SHBA, ora mitike e Shqiperise si shtet e shqiptareve si komb ….
– Antiheronjt e diplomacise shqiptare vodhen ose shiten viza e deri edhe Laptopin teper sekret te MIsionit te Shqiperise ne OKB… Titullari ne vend te burgut u lartua!
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Jo vetem keta 20 diplomate, por edhe te pakten gjysma e kryediplomateve, ambasadoreve, konsujve, konsujve te Nderit per te mos folur per personelin e dores se dyte jane qoka te partive jo te Republikes se Shqiperise !
Me shume se ambasadorin e Shqiperise, sic e kam shkruar e deklaruar me dhjetra here tash e 28 vjet qysh me analizat “ Demokracia fiton cdo dite”… e “ OFFSIDE…!” tek gazeta “ Zeri i Popullit”, ambasadoret dhe diplomatet shqiptare jane vene ne gare dhe jane kthyer ne AMBASADORE TE LIBRAVE DHE QOKAVE TE VETA, ku orvaten te na e shesin vetem si Henri Kisingeret e Hollbruket… e diplomacise boterore !
Nderkohe qe ish- kryediplomati na flet per heronj te diplomacine shqiptare, njesoj si Sali Berisha e banditet e tij. Sikur ata e futen Shqiperine ne NATO, happen driten jeshile te busedimeve per Asocimin ne BE, per heqjen e vizave!?
Jo Zoti Bushati!? Orvatesh ta shesish sapunin per djathe!?
Shqiperine ne NATO e futi Xhorxh W. Bush dhe aleatet tane strategjike SHBA, Gjermani, Británia e Madhe !
Diplomacia shqiptare ne keto 46 vjetet e fundit qe me prishjen ideo-politike me Kinen ne vitet 1976-1978 eshte nje deshtim i plote. Qe me Serreqin diplomacia dhe politika e jashteme ishte Offside- jashte loje.
Ndaj eshte urgjente nje reforme rrenjesore ne Diplomacine e Shqiperise….Me mire vone se kurre !
Pse !
Skandalet e pafund, vjedhjet, falsifikimet, mashtrimet me qerate e banesave.. dietat… e deri edhe benzinen e makinave te diplomateve shqiptare… , vizat deri 25-30 000 dollare copa per qytetare te rendomte, qe nuk kane punuar kurre ne MPJ, por me vulat, firmat e protokollet e titullareve te saj apo ministrive te tjera e deri federatave sportive, universiteteve…..sidomos deri ne shtator te 2017-es jane pafund.
Origjinalet jane ne ambasadat perendimore dhe sherbimet konsullore te tyre .
Cfare nuk mund te pritet tjeter kur deri edhe vrases te kerkuar nga drejtesia e aleatit tone strategjik, SHBA-se, emeroheshin si Keshilltar i Shefit te diplomacise shqiptare Z. Ilir Meta, nepermjet duarve te te cilit kalonin te gjitha reportet e shkresat teper sekrete te diplomacise shqiptare e nderkombetare !!!!!!???????
Cfare mund te pritet tjeter kur ish Ambasadori i Shqiperise ne OKB Ferid Hoxha humbet ose shet tek ruset, serbet laptopin e Misionit te Perhershem te Shqiperise ne OKB dhe jo vetem nuk kryhet asnje hetim serioz deri edhe burgosjen e tij per shoerdorim detyre dhe humbje sekretesh te shtetit shqiptar dhe NATO-s, por edhe gradohet deri Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Jashteme !?
Korrupsioni nuk ka brire dhe ka prekur cdo qelize te shtetit shqiptar sidomos ne vitet 1992- 2013, por edhe mbrapa megjithese ka ulje te dukshme ne 1.5 vitet e fundit !
Ky eshte realiteti i hidhur dhe e verteta lakuriq Zonja dhe motra Rudina…. dhe Zoti ish -Minister qe duke bere heronj antiheronj e fyen edhe fjalen heroizem !
Me thuaj cfare heroizmi ka bere kusherlra jote amasadore ne Uashington tash 6 vjet pervec shperndarjes e shitjeve te abetareve per femijet e imigranteve shqiptare ne SHBA !?
Bir Ditmir i babes ke te qaje me pare !?
Sa studente te shkolluar e doktoruar ne Perendim qe nga Harvardi, Princetoni, Columbia, Jale University… Oxfordi, La Sapiensa…jane punesuar nga ana juaj e stafit tuaj ne Ministrine qe ju drejtonit per mbi 5 vjet !?
Sa investime e turist kane sjellr ata per vendin dhe popullin shqiptar !? Diplomacia, polítika e jashteme ka peshore te sakte dhe sic duhet ta dish edhe ti eshte nje nga shtyllat kryesore te politikes se cdo shteti!
Sa nga titullaret e stafi diplomatik rinovove pas takinmit vjetor dhe kritikave te ashpra e qenesore te Kryeministrit Edi Rama ndaj krye e diplómateve shaiptare ne fund veren e vitit te kaluar !?
Jo veten as por edhe iu kundervure atij per ceshtjen e bisedimeve Prishtine- Beograd .
Cfare pune e aktivitetesh promovuese per bukurite natyrore, njerezore, folklorike, perrallore te Shqiperise me titullaret dhe personelin diplomatik te huaj te akredituar ne Tirane ose me delegacionet diplomatike !?
Zero000 !?
Je djale qyteteti dhe djale mamaje e djale babaje Ditmir dhe nuk te ka ra fare nevoja qe te mbeshtetesh familjen e te mbledhish boronicen, as sherebelin, as kamomilin, as … 221 lloje te tjera bimesh mjekesore qysh 6-7 vjec !…
Ilaci- terapi shoku dhe kirurgji rrenjesore ne diplomacine shqiptare…
Pa meshire e pa humbur kohe !
Te lumte Ditmir qe nxit dialogun ne PS per situaten e rend politike ne vend dhe ne parlament. Askush ne PS nuk ngre zerin, askush nuk shpreh te pakten nje mendim te ndryshem nga Edi Rama. Ky nuk eshte unitet dhe as ndertim demokratik i nje partie bashkekohore. Mungesa e mendimeve te ndryshme ne nje parti, mungesa e dialogut me opoziten dhe kundershtaret sjell rrenimin e ndertimit demokratik te jetes politike dhe lindjen e diktatures Venezuela eshte shembulli klasik i fundit i kesaj fatekeqesie per nje vend demokratik. Maduro ne Venezuel hyri ne zgjedhje pa opoziten, zgjodhi nje parlament paralel dhe vuri vehten president. Ai çoi ne rrenim ekonomik vendin me te pasur te botes me nafte, ar, koltan etj.