Në qytetin e Shkodrës është hapur panairi i punës për qarkun e veriut. Ka pasur një pjesëmarrje masive në panair i cili afron rreth 750 vende pune për këtë qark.
Në panair kanë qenë pjesëmarrës ministri Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati. Dy ministrat e kanë konsideruar punësimin si kryefjalën kryesore të qeverisë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati ka thënë që njerëzit duan punë dhe zhvillim e jo rrëmujë e destabilitet. Priten sinjale për çeljen e hapjes së negociatave për anëtarësimin në KE.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se papunësia është në nivelin më të ulët historik dhe qeveria është angazhuar në politika punësimi.
o.j/dita
