Bushati: Dy përfitime kryesore nga heqja e ligjit grek të luftës

Ornela

Në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ministri Ditmir Bushati raportoi në lidhje me bisedimet dypalëshe me Greqinë.

Bushati tha se në tryezë janë çështje me origjinë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kryediplomati shqiptar la të kuptohej se Greqia është pranë heqjes së ligjit të luftës me Shqipërinë.

Heqja e këtij ligji, sipas Bushatit, ka dy efekte pozitive.

“Ka komponentin politik, sepse do të çlirojë një energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe atë ligjor sa i përket dekreteve të kohës, legjislacionit civil në Greqi, që vendosën nën sekuestro pronat e shqiptarëve dhe të shtetasve shqiptarë me origjinë greke”, deklaroi ai.

Share This Article
4 Comments
  • kane ndonje prone ne Greqi Bushatllinjte qe nga koha e Hyqymetit o shoku Mirdit? Seper heqjen e Ligjit te Luftes na e hoqet dhembjen e kokes, kujtonim se do behej ndonje lufte, edo na sulmonte greku naten dhe ne kohe te keqe. Tani shperndani ushtrine, se u be paqeme grekun,pavaresisht se qene kohen e latinit thuhet :” ruhu nga greku edhe kur te ben dhurate”!

  • Eshte vetëm tym per te fshehur tradhetine kombetare. Shqiptaret Jane me te zgjuar së ty që të genjehen nga keto sofisma vulgare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *