Bushati e Çani përplasen për Aleksandër Frangajn

redaktor

Gjatë emisionit “Të paeokspozuarit”, Andi Bushati, Arjan Çani, Henri Çili dhe Arlind Qori janë përplasur për ata që konsiderohen oligarkë në vend.

Bushati ka përmendur disa emra, mes të cilëve edhe Aleksandër Frangaj, të cilin Çani e ka mbrojtur, pasi sipas tij, Bushati ka konflikt interesi me të.

Bushati: U hap pak këtu rilindja dhe oligarkia dhe meqë u desh një përkufizim sipas paramentrave, ça është oligarku është pjesëtar i një pjesë dominuese të shoqërisë i lidhur me politikën, nëse e pranojmë këtë përkufizim i kemi midis nesh, pronarin e TV Klanit e ke oligarkist, e marr se je dhe ti që e mbron, unë se kam personale.

Çani: Sandri është i vetmi oligark?

Bushati: Kam përmendur Çilin, Irfanin është e njëjta tipologji, skam preokupim ta them.

Çani: Sandri, më vjen keq se Bushati herë pas here e zë Sandrin, ndërsa dihet që ka konflikt personal.

Bushati: Unë të thashë 3-4 veta që nuk e kam personale, ti ke këtë koncept që kur punon për mua të jap pagën dhe mbyll gojën, kam punuar edhe për njerëz që ua them të vërtetat në sy.

Çili: Je kundër kapitalit dhe punon te kapitali. Universiteti privat nuk ka tendencë të marrë fonde publike, ka drejtësi sociale që duan ti harxhojnë taksat ku të duash, jo ku do ti ti çosh me zor.

Qori: Jeni fitimprurës që po loboni për të qenë jo fitimprurës?

Çili: Universitetet private nuk marrin fonde private. Pse do ti japim ty të gjitha, patjetër që do ti marrim. Policia, drejtësia, mbrojtja kjo është e shtetit. Ti ke staf mediokër, rekruton jo në mënyrë konkuruese.

Çani: Ndjej përgjegjësinë meqë i kam njohur Universitetet, Universiteti i Çilit është serioz dhe po ta them unë kam të dhënat e mia. Unë them që UT nuk ka pse të ketë monopol, le të hapet loja.

Rakipi: Kam një pyetje të thjeshtë, ju po përmendni kurrikula angleze, për fat unë kam ndenjur disa kohë aty, çlidhje  ka Universiteti juaj me atë anglez?

Çili: Programet, tekstet, pedagogët tanë. I kam sipas kurrikulave anglosaksone.

Qori: Janë pushuar nga puna pedagogë, zv/ rektori i Universitetit të Tiranës është kundër, bashkë me mua.

Bushati: Meqë u hap problemi thashë përcaktimin si e di unë dhe sipas këtij përcaktimi doja të thoja për ta lidhur me bisedën, e vetmja gjë që ka rilindur është profili i oligarkut, me pushtetin e ri të Ramës ka lindur vetëm profili i oligarkëve.  Gjithë këta që marrin paratë publike janë pjesë e shtresës dominante të qeverisë që flirtojnë me qeverinë dhe marrin paratë publike, nuk do jenë si rusët miliarder, por për shoqërinë shqiptare janë.

Çani: Unë nëse punoj me Bushatin unë Bushatin do ta mbroj në të gjitha rethanat. Ai mbrohet vetë, jam duke i thënë Bushatit unë vëlla ajo që nuk arrij të kuptoj është pse duhet që një gazetar të merret me njerëz që sjanë këtu, e zëmë se janë njerëz publik dhe merremi, këta njerëz nuk janë vendimarrës, janë në punën e tyre, këtë se vlerësojmë dot ne deri në momentin që ata bëjnë një punë, sna pëlqejnë, ata i vlerëson tregu. Unë nuk bëj dot gjyqin moral. Nëse ti te portali jot shkruan, boto gjëra që nuk më pëlqejnë, nëse filloj të sulmoj. Unë mund të mos jem dakord me thelbin e gjërave që boton Lapsi po nuk sulmoj Bushatin, Bushati sulmon Sandrin, nëse nuk të pëlqen i ikën lajmeve. Jam kundër editorialeve, po nuk sulmoj Bushatin.

Qori: E keni vënë re se shumë kush thotë ishim më mirë në kohën e Sali Berishës, pastaj në kohën e Nanos, thonë njerëzit në popull, përtej nostalgjisë, thonë asokohe vidhnin disa po kishte për të gjithë. Kjo nënkupton se kapitalizmi shqiptar nga fillimi i viteve ‘90 ka shkuar vit pas vitit drejt akumulimit të mundësive ekonomike dhe kur themi oligarki themi për këtë proçes oligarkizimi. Në këtë kuptim jemi përpara një oligarkie, e thonë në mënyrën e tyre, shumë më mirë tani është mbledhur paraja, kjo është perceptimi i një njeriu të thjeshtë.

Çani: A jemi në këtë sistem, ka oligarkë në Francë apo në Itali? Kush janë oligarkët në Francë?

Qori: Një Kryeministër socialist që krenohet që nuk ka sindikata, që punëtorët e kanë  të pamundur të organizohen dhe krenohet, gjendja e punëtorëve është e keqe, se ska sindikata.

Bushati: Ty të duket gjë normale që në Shqipëri tre Televizionet më të mëdha të vendit i kanë vetëm 3 familje, ti njef Francën, sa po lexoja edhe “Le Monde” është media pronarësh shko shih statusin sa të drejtë ka pronari të hyjë në linjën editoriale të medias, në Francë kanë dalë drejtuesit duke thënë se smë pyesin gazetarët, të duken normale që 3 TV janë kthyer në kioskat e tre familjeve. Njëri për parkingjet, njeri për pallatet.

Çani: Ti i quan 3 kioska familjare, unë nuk i quaj 3 kioska, i quaj 3 Televizione që drejtohen nga 3 njerëz që janë të të aftë ti rezistojnë tregut në Shqipëri nga 30 në Shqipëri. Dhe pse unë mendoj se jam koherent sepse pas 5 vjetësh ose 7 nga gjithë portalet që janë hapur nëse në fund fare edhe portalet kështu do të jetë kjo histori. 3-4 do të mbeten, do të them për Lapsin se ka drejtuar, ka qenë i aftë, mënyra si ka drejtuar mund të jetë e mirë e apo e keqe mjafton që ske shkelurligjin, nëse reziston pa futur dorën në xhep do të shtrëngoj dorën.

Çili: Kush është autoriteti që e përcakton linjën editoriale? Pronësia apo korporata?

Bushati: Në median e vogël time katër ditët e fundit kam pasur dy raste që me gazetarët e mi njëherë ideja ime ka fituar, një herë ka humbur. Profesionistët.  Tregu i reklamave që i shpërndajnë  Ministritë, ai treg do ta vendosë, tregu i lejeve të ndërtimit do ta vendosë.

Çani: Një media cilësore dhe e besueshme nuk pyet për paratë e shtetit.

Share This Article
4 Comments
  • E pash mbram ate debatin te Rakipi. Dy gjana me pelqyen shum. E para kur Qori i tha Cilit se : Ne Universitet shteteror studentet vijne me kritere kurse ne Universitet privat vijne ne dyqan me ble diploma. E dyta kur prap Qori tha se : Kryeministri socialist krenohet se nuk ka sindikata. Kjo e dyta asht ma e fort e tregon mir se jemi popull kot e nuk bajm dot sindikat si askund tjeter neper Evrop.

  • ” Te paekspozuarit” e Ylli Rakipit eshte nje emision i financuar nga Berisha! Te gjithe i dime marifetet e Yllit me Berishen, qe ne fillimet e demokracise! Te gjithe e dime, qe Ylli eshte pjese e krimit Berishian! Te gjithe e dime “keshillin e ndrikullave” mbreme ne kete emision! C’do gje eshte personale ne Shqiperi! Sic duket ,Andi, nuk mori ate qe mendonte se meritonte dhe u ul ne preherin e Berishes! Por pyetja qe shtrohet eshte “mire Rama dhe Berisha kane udhehequr se jane votuar ‘por Bushati me analistet e tjere ne emer te kujt flasin! Flasin per parime e moral pa i patur ato! Une refuzoj me neveri analizat e Bushatit apo te ngjashem me te qe “ja kane shitur shpirtin shejtanit”! Une refuzoj me neveri Ylli Rakipin hajdutin dhe pjesemares ne disa krime te ndodhura ne Shqiperi! Une refuzoj analistin Arian Cani per mediokritetin e tij dhe per emisionin e tij! Une refuzoj me neveri “analizen” e alias Henri Cili! Keta jane shushunja qe i jane ngjitur “oligarkeve”! Dhe kata shajne oligarket?! Kur ata nga oligarket jetojne!

  • …Ylli Rakipi nje personazh ordiner, vegjeton ne llumin è Berishes…ben sikur eshte gazetar…por eshte nje mbeturine pa vlere !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *