Bushati: Ekonomia feudale u la terren monopoleve

anazapta

Kriza ekonomike në vend nuk është vetëm pasojë e krizës së përgjithshme europiane. Dy janë arsyet kryesore të mbylljes dhe të asfiksimit të ekonomisë shqiptare sipas sekretarit për çështjet ekonomike në PS: patronazhi politik dhe monopoli në treg. Në një intervistë për “Shqip”, socialisti Ervin Bushati thotë se në tregun e brendshëm janë krijuar monopole, të cilat kanë penguar konkurrencën dhe rrjedhimisht edhe çmimet më të lira.

“Për sa i përket monopolit në biznese të ndryshme, shumica e tregjeve të rëndësishëm sot janë të kapur nga disa kompani të mëdha, të cilat janë nën vasalitetin e pushtetit. Problemi nuk qëndron vetëm te mënyra korruptive dhe kriminale sesi administrohen bizneset dhe fitimet, por te kosto më e lartë që i shkakton tregut monopoli. Çdo familje paguan më shumë për çdo mall a shërbim të një monopoli, duke qenë se janë kufizuar apo anihiluar konkurrentët në treg dhe kështu është zhdukur konkurrenca që do sillte në mënyrë të pashmangshme çmimet më të ulëta. Në të njëjtën kohë, kjo situatë monopoli në treg nuk lejon të operojnë biznese të reja që do të rrisnin dhe punësimin e shqiptarëve. Pra, këto dy situata të mësipërme janë lakuar që po e mbyt sot biznesin, punësimin dhe ekonominë familjare shqiptare. Një ekonomi e hapur për të gjithë dhe një liberalizim real i tregut ekonomik do të ishte e vetmja rrugë shpëtimi për ekonominë tonë. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet funksionimit të sundimit të ligjit dhe reformave strukturore të thella dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë spektrin. Ndaj e them me bindje e besim të plotë: Sot duhet një vullnet i zjarrtë politik për të shfarkëtuar zinxhirin vicioz të ekonomisë feudale dhe të mbyllur që është mbledhur rreth qafës sonë në vite”, shprehet ai.

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • “Kete zinxhirin vicioz te ekonomise feudale” e nisen nano-kurvat dhe e persosen klientelat e brekedhjerit te historise.
    Per ta sh’farketuar mendoj se nuk duhet ndonje “vullnet i zjarrte politik” sic thote E,Bushati,
    por duhet nje vullnet i vertete i zbatimit te ligjshmerise se ekonomise funksionale te tregut.
    Nuk me vjen mire qe s’permendet informaliteti i ekonomise si nje faktor i trete ,qe e kalon 60% dhe qe buron direkt nga patronazhi politik dhe monopolet klienteliste.

  • Zhdukini monopolet duke filluar nga TRANSPORTI URBAN I TIRANES!!!
    Te lihet i lire kushdo te merret me biznes ne nje fushe te caktuar pa asnje kufizim!!Vete TREGU,KONKURENCA,CILESIA,POPULLI etj do ta beje DIFERENCEN!!!
    BOLL ME NORMA ME % PER FRYME POPULLSIE,se keto jane per ne Europe e jo per vende MESJETARE si Shqiperia!!!
    Ne duhet ta fillojme KAPITALIZMIN NGA E PARA!
    PRA ,SIC E FILLUAN TE TJERET PARA 100-200 VJETEVE !!

  • Z.Bushati,jam nje nder vuajtesit direkt te diktatit te monopoleve si dhe te shtetit,perkrahesit te tyre…Une votova rilindjen dhe nje nder arsyet eshte fjala e dhene e Edi Rames per heqjen e cmimeve arbitrare te references ne dogana dhe qe jane nje nder shkaqet kryesore te perkrahjes se monopoleve nga ana e shtetit dhe politikes se dites.Le te verifikohen dokumentat e shoqerimit te mallit,faturat etj,pa asnje perjashtim,nepermjet oganeve te specializuara shteterore dhe ne fund te zbatohet neni 34 i Kodit Doganor te RSH….

    Shpresoj qe besimi im per RILINDJEN te perkthehet ne vepra…do Zoti dhe enderra e keqe Sali Berisha te mos kthehet me kurre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *