“Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe pret që të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, kështu ka deklaruar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtnme, Ditmir Bushati në një intervistë për radion “Monocle 24 Radio”.
Duke u ndalur tek rëndësia e këtij procesi për Ballkanin Perëndimor, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se “procesi i pranimit në BE shihet si një instrument, si një nxitje për të transformuar veten, për të përmirësuar standardet e jetesës, për të përmirësuar funksionimin e institucioneve shtetërore, si dhe mënyrën si zhvillohet jeta publike”.
Ministri Bushati ka pohuar se në Shqipëri nuk ka asnjë forcë politike që e kundërshton trajektoren e vendit drejt BE-së, por ka rezistencë politike dhe sociale në zbatimin e reformave shtet-konsoliduese që vendi ka ndërmarrë.
Duke u ndalur tek ky prioritet kombëtar, ministri Bushati u kujdes të nënvizojë se procesi “nuk po ecën aq shpejt sa kemi dëshiruar” dhe në disa raste njerëzit humbin durimin dhe është shumë e vështirë për të ushqyer pritshmërinë e tyre me programe dhe ide që do të zbatohen për 10 vjet ose 15 vjet.
l.h/ dita

Z.Bushati shqiptaret i kuptojne reformat dhe kohen qe duhet per t’i kryer ato por ata nuk kuptojne se perse zgjaten pa mbarim mbyllja e dosjeve te korrupsionit ku ne b/veprim me partneret (USA dhe Europa )gjendja e fakteve eshte mjaftueshem e lehte,pshm per ish k/prokurorin,Bashen, Mediun,Boden,Shkelzenin,Salehun,Meten,etj provat i dine gjithe shqiptaret dhe per prokurorine akoma jane te pamjafueshme.Koha eshte e shqiptareve dhe denimi i deshiruar per maskarenjte,pra mungon vetem guxim dhe ndershmeri se sa per rrogat (e gjygjtareve dhe prokuroreve)besoj se ato jane rregulluar te parat.
Ah korcari, ketu eshte krejt problemi Pse nuk veprojne?
Sepse jane bashke edhe i kane nda fushat e veprimit si maffioze qe jane te gjithe.
Bejne pak zhurme sa me thane se jam opozit,e marreveshje naten,qe bile shperblehen me milliona per profit te Bashes…
Qysh funksionon ky instrument
I permiresimit te jeteses
Na shtjello pak o shoku mos genje
Shume