Bushati në Sarajevë: Angazhim i përbashkët për integrimin, të shfrytëzojmë momentin…

Leda Hysa

 

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet në Sarajevë ku zhvillohet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij ai tha se tani është momenti i favorshëm për zgjerimin.

Takimi u mbajt në vijim të Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili do të zhvillohet në Sofje në maj të këtij viti si dhe për takimin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet këtë verë në Londër.

Ministrat theksuan nevojën për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit dhe për të konkretizuar përgjegjësitë e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë thelbësore të një angazhimi të përbashkët me vullnet politik dhe me instrumente konkrete, me qëllim shfrytëzimin e momentit të favorshëm sa i përket frymës së zgjerimit.

Ne takim u vlerësua se kjo mund të arrihet, ndër të tjera, përmes marrëdhënieve të konsoliduara të fqinjësisë së mirë dhe angazhimit me përkushtim ndaj avancimit të procesit të integrimit.

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *