Bushati: Nëse duhet të gënjeni për integrimin, të paktën rakordoni shifrat

anazapta

Nëse maxhoranca duhet t’i vendosë patjetër një çmim integrimit, atëherë duhet të rakordojnë mes tyre gënjeshtrat. Kështu shprehet deputeti socialist, Ditmir Bushati.

“Jozefina thotë se: “3 ligjet=3 sekonda=300 milion euro nga BE”, kurse zv/ministri i Ekonomisë nga selia e PD thotë se: “votimi i tre ligjeve do të sillte 30 milion euro çdo vit”!

Përfaqësues të pushtetit, ju lutemi rakordoni rrenat me njeri-tjetrin, përderisa injorancën nuk e fshihni dot! E di që e keni të pamundur të tregoni qoftë edhe një reformë të qenësishme në këtë drejtim, por propaganda bajate që e lidh statusin e vendit kandidat në BE me “thesin me dhurata të babagjyshit të Vitit të Ri”, dëshmon papërgjegjshmëri shtetërore në raport me avenirin e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi dhe partnerëve tanë”, shprehet Bushati.

Reagimi vjen pas disa deklaratave të kohëve të fundit nga përfaqësues të maxhorancës, të cilët kanë nisur të flasin me shifra për shanset e humbura të integrimit, për të cilin vazhdojnë të fajësojnë opozitën.

Share This Article
1 Comment
  • Ditmir djali,nuk te kane mandatuar shqiptaret per t’ju lutur nahijes se brekedhjerit te historise qe te rakordojne genjeshtrat.
    Shqiptaret te kane mandatuar per t’i nxjerre publikisht themelin genjeshtrave mashtrimeve kusarive dhe krimeve te kesaj qeverie antishqiptare.Kur do ta beni kete pune,nese nuk e beni tani;pa u ndalur deri me 23 qershor??????.Po qe per tu lutur ,,,,,mos dil fare ne ekrane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *