Bushati: Letra e KiE për Pollon, e hapur

anazapta

Ministria e Punëve të Jashtme hodhi poshtë sot shkrimet në media, ku thuhet se ministri Bushati ka hapur në Ministri një letër të dërguar nga KiE për kreun e Komisionit të medias, Genc Pollon.

Burime nga MPJ konfirmuan sot për ATSH-në se letra ishte e hapur dhe publike. Gjithashtu, burimet theksojnë se kjo letër i është dërguar edhe MPJ-së nga KIE.

Gazeta “Panorama” shkroi sot se “Ministria e Jashtme ka hapur letrën që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, i ka kthyer si përgjigje kryetarit të Komisionit të Medias, Genc Pollo, lidhur me kërkesën e tij për asistencë ligjore për amendamentin e propozuar nga maxhoranca për ndryshimin e ligjit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

Burimet nga Kuvendi bëjnë me dije se përgjigjja e sekretarit të KiE, Thorbjorn Jagland, është dërguar nëpërmjet misionit diplomatik në Ministrinë e Jashtme në Tiranë.

Faksimile e shkrimit te sotem ne "Panorama"
Faksimile e shkrimit te sotem ne “Panorama”
Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *