Ditmir Bushati gjatë një interviste për Zërin e Amerikës shpalosi projektin e qeverisë shqiptare për ristrukturim të shërbimit ndërkombëtar me jashtë me mbështetjen e Baroneshës Ashton.
“Shkurtim i numrit të ambasadave do ishte menu e thjeshtësuar për të racionalizuar shërbimin e ambasadave. I gjithë shërbimi me jashtë duhet të ristrukturohet, me ndihmën e Ashton. Racionalizimi i prezencës sonë në botë, do të duhet të shikohet me sy sa më gjakftohtë”, theksoi Bushati.
Bushati vlerësoi se edhe pse na ndajnë pak javë nga dhjetori integrimi është objektiv i realizueshëm. Hapi konkret, sipas ministrit Bushati do të jetë fillimi i bisedimeve për anëtarësim.
“Ky është objektiv i realizueshëm pavarësisht faktit se dhjetori është pranë nesh. Arritja e statusit te vendit kandidat përbën objektiv madhor për qeverinë që bëj pjesë. Është çështje e mundshme dhe do dedikoj të gjitha kapacitet për të përmbushur si objektiv. Objektivi konkret është fillimi i i bisedimeve për anëtarësim Rekomandimi i KE për fillimi ne bisedimeve me Shqipërinë dhe ne do punojmë për të afruar sa më shumë këtë datë”, tha Bushati.
Ministri siguroi hapjen e një ure të re bashkëpunimi sa i takon marrëdhënieve me Greqinë, teksa rikujtoi politiken e qeverisë së re, ‘zero probleme me fqinjët’. Duke iu referuar marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, Bushati sqaroi: “Për fat të keq me Greqinë kjo periudhë është konsideruar nga një menaxhim krizash, ne duam që ta ngremë ambicien edhe në raport me Greqinë dhe të hapim një kapitull të ri. Kjo qeveri do të jetë shumë e qartë për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët. Një nga motot e politikës sonë të Jashtme, është zero probleme me fqinjët. Qeveria jonë në raport me Greqinë ka disa terma të cilat janë mbartur me vite apo me dekada, të gjithë këto çështje do të bëhen pjesë e një diskutimi serioz, që mban në vëmendje të drejtën ndërkombëtare, politikën e fqinjësisë së mirë, dhe të ardhmen tonë në BE. Ka një gatishmëri të plotë për të hapur një kapitull të ri me Greqinë, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare.”
Ministri i Jashtëm tha se i ka “kërkuar zyrtarisht ekspertizë Shteteve të Bashkuara që të kemi një asistencë të vazhdueshme që do të na ndihmojë jo vetëm për të pasur një bashkëpunim strategjik, teknika të reja të diplomacisë publike, dhe për edhe një projektim sa më të mirë të shqiptarëve në rajon”, duke theksuar edhe luhatjet në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, për shkak të rritjes së retorikave nacionaliste kohët e fundit.

Pasi i kerkoi ndihme Arvizut, tani Baroneshes Ashton gjithnje per te organizuar e drejtuar Ministrine eJashtme, nuk i mbetet tjeter veçse te gjeje edhe kush i meson te lidhe ushkurin e brekeve.
Edi Rama, Edi Rama sa poshte po biem me keto analfabete jo vetem te politikes por edhe te gjithe sferave te tjera te drejtimit te nje shteti.
Zgjohu nga letargjia qe te ka zene me perzgjedhjen e ketyre rrumpalexhinjve te maskuar me diploma, supers pecializime, tituj, studime shkencore e kushedi çfare nuk kane gatuar ne kurrikulumet e tyre ere zgjebe.
SHUME PLAGE MBI KURRIZ KEMI,KETE MINISTRI NEVE AMBASADOR NA E JEPNI!!!!!!!
8 MILION NE TURQI ,4 MILION NE BALLKAN,4 NEPER BOTE…KEMI QENE DHE JEMI PA ZOT!!!!!!!
ZERO PROBLEMET ME FQINJET DO TE THOTE INDIETRO PATRIOTIZMIT FALS.
Ky eshte hapi i pare i Edi Rames ne rrugen e duhur dhe kemboren evropiane te shqyptareve duhet ta degjojne edhe kosovaret dru me pre. Ky nuk eshte si ZERIMI paraelektoral i taksave dhe tatimeve me bamiresite e tjera socialiste alla enveriste. ZERIMI i problemeve me fqinjet nuk do te thote falje territori apo zbathje brekesh para fqinjeve sic bente Sali Hipokriti me politiken e tij te jashtme te karremit te tij Lulzim Basha. ZERIMI i problemeve me fqinjet nuk ka te beje me moratoriumin e skafeve per turizem dhe leshimin pa frena te kanabisit alla Republika Lazarat nga ana tjeter qe po helmon Boten. ZERIMI i problemeve me fqinjet nuk do te thote impor te plehrave te tyre kur plehrat kombetare po mbysin Vatanin. ZERIMI i problemve me fqinjet nuk do te thote se kur terroriste nga vendi fqinj kalojne kufirin shteteror si ne dasem dhe vrasin si zogj pule nje repart te tere ushtarak ti te heshtesh sikur nuk ka ndodhur gje. Zerim i problemeve me fqinjet nuk eshte qe te emerosh ne keto vende te ambasadore te droges, prostitucionit apo vetem te ryshfetit. ZERIMI i problemeve me fqinjet nuk do te thote kontrabdande nafte ne kohe embargoje apo trafik armesh ne vendet terroriste te Botes se trete. ZERIM i problemeve me fqinjet nuk do te thote ta shesesh Vatanin per nje euro apo t’ja falesh ate Fazlliceve mafioze. Jo o milet i paditur, krejt i painformuar, por nacionalist dhe patriot 100 karat: ZERIM i problemeve me fqinjet do te thote me pak fjale qe:
TE BEHEMI EDHE NE SHQYPTARET EVROPIANE.
Mu dha e drejta e urimit fale internetit per shume deputete,dhe me sinpati flas per Ditmirin i cili mu pergjigj sikur te ishim rritur bashke.
djale sinpatik, i qeshur, i sjellshem, i ri qe kerkon me te mire,duke u konsultuar me diplomate te medhenj ne moshe e te rinj, me nje qellim qe ti sherbeje vendit te vet.
ky eshte fillimi i ri , iku koha e,fazllicit e te servilosureve nga pas, te gjithe ishet e diplomacise, qe i pelqen edhe komentuesi M.M.C.
ju rekomandoj c.v e ditmirit dhe nxir perfundimet e drejta.
Eshte i mencur,ai qe pyet ,aq me teper kur nuk gjen ndonje pervoje te mire apo kur nuk ke dhe pervoje personale.Pyet 100 vet dhe ne fund bej si di vet –thote fjala e urte. Bushati ,djali ri i paster dhe i paperlyer me as nje lloj llumbi;do ta uroja te mbetet i tille edhe pas shume vitesh pune sepse ,pushteti ,karrigja ,kane force e te terheqin dhe vec kur e sheh veten te njollosur dhe te bere pis nga makuteria . Te uroj ,qe te kesh sukses ne detyre dhe ne misionin qe kini marre ; te mendosh per popullin qe te besoi dhe qe shpreson ;per vendin qe ka mbetur si drobitur dhe pret…e pret por te kesh sadisfaksion per vte dhe familjen tende!Pune te mbare por dhe mend ne koke !!!
Te maresh pervojen me te mire boterore ne politiken e jashtme nuk eshte rruge e gabuar. Puna eshte qe te mos mbetesh gjithnje skllav i pervojave te te tjereve. Thelbi i politikes se jashtme te nje shteti eshte “mbrojtja e interesave kombetare”. Prandaj cdo pervoje qe meret duhet tu sherbeje dhe te vihet nen vartesine e ketyre interesave. Kaq!
VR!!! Te maresh pervojen me te mire boterore ne politiken e jashtme nuk eshte rruge e gabuar. Puna eshte qe te mos mbetesh gjithnje skllav i pervojave te te tjereve. Thelbi i politikes se jashtme te nje shteti eshte “mbrojtja e interesave kombetare”. Prandaj cdo pervoje qe meret duhet tu sherbeje dhe te vihet nen vartesine e ketyre interesave. Kaq!
Me qe ra fjala, cbehet me dhenderrin e zelefines ne Paris?