Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi sot se, po shkon drejt zgjidhjes çështja problematike e toponimeve.gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, që pasoi një takim me homologun grek, Evangelos Venizellos, Bushati tha se çështja do të trajtohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në parim për të konsideruar çështjen e toponimeve si një çështje të një karakteri të qartë teknik dhe kjo çështje, përsa na takon do të trajtohet si çështje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Bushati.
Ndërsa ministri grek, Venizellos, tha se çështja e toponimeve nuk është politike dhe nuk duhet konsideruar e tillë. “Vlerësoj deklaratën e z. Bushati se çështja e toponimeve nuk është politike, nuk ka paragjykime, por ka respekt të madh dypalësh për fqinjësi të mirë dhe zgjidhet teknikisht sipas të drejtës ndërkombëtare, e cila do të na japë një zgjidhje të shpejtë, të plotë dhe të zbatueshme edhe për çështje që kanë të bëjnë me probleme që i takojnë çështjeve tokësore dhe detare”, tha Venizelos.
Venizelos theksoi gjithashtu se “në nivel dypalësh ekzistojnë vërtet çështje që ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këtë kuadër do të punojmë të dyja palët që të mire përdorim Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, që është në fuqi. Do ngremë komisione të përbashkëta në sektorë të ndryshëm dhe do t’i japim zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë”. / ATSH

Dita ribotojeni ate dokumentin ku e nxirrni kete Venzelosin nje genjeshtar te rendomte.
Po pse rreni diten per diell.Ai dekleroj se vetem sipas ligjeve nderkomtare.Per rastin shqiptar do shkruhen ne gjuhen greke.Mos mashtroni jan me mijra qe dine greqisht ne Shqiperi.
Ballkan hesapi
nuk do cuditesha qe te dilnin Berisha apo ai sugari i tij Basha e te akuzonin qeverine se po shet detin 🙂
sa kohe te kete nje Berishe si ai qe pame dje ne Kuvend, Shqiperia nuk ka pwer te qene kurre e bashkuar. Dhe persa kohe Shqiperia nuk eshte e bashkuar, as det nuk mbrojme dot, as mal, as lume. Qe lumi na marrte
Ndjehesh mire, si qytetar shqiptar, kur ministri i jashtem Bushati, shefi i opozites Basha, dhe presidenti Nishani perkojne ne qendrimet e tyre.
A mund ta marrim si kortezi mos-prononcimin prej Rames per takimin me Venizellosin e Ri?
Po, edhe mund,
por nese pas skenes kane ndodhur prapa-skena, Rama ta harroj hyrjen e tij ne Historine e Shqiptareve.
Ne ndonje histori tjeter po.
Apo jo, gjeneral Pashaj?!
kur venizelos erdhi ne Tirane, ky djali Bushati mbajti goxha qendrime dinjitoze. Shpresoj te kete bajtur te njejtat qendrime dhe atje. Ne na mungojne ne median shqiptare analizat e mira gjeopolitike, por edhe raportimet me detaje te panshme gjate vizitave te tilla.
Zakonisht gazetaret qe shkojne andej shkojne me shpenzimet e ministrive dhe jane me shume qoka per te kaluar ndonje nate jashte Shqiperise, pra pak shpresa ka te raportojne si duhet. Pune climinjsh me nje llaf
Pse kam nje parandjenje qe sh shpejt do na thone qe marreveshja per detin u arrit???
Pse nuk ngritet komision dhe per ceshtjen e Shqiptareve te Camerise ? Por vetem per varrezat e pushtuesve Greke ?
skile te vjetra keta greket. nuk na kane dashur kurre dhe nuk na duan. e kote te ushqejme iluzione te rreme. Me keta duhet biseduar me pale te trete ne mes
ore do tu thoni ketyre ti harrojne ato palacolleqet qe u lejoi Saliu? Boll ore se lame nam, ka 100 vjet kjo histori, rrine ne pushtet vetem duke ju lepire serbit apo grekut, na hapet barkun ore jeni burra apo jeni legena te gjithe si Sali pordha?
po c’e duam kete status me kushte te tilla..
nuk heqin dore nga deti keta.. E nese ai Berisha ndoqi rrugen e Ahmet Zogut per te qendruar ne pushtetion e qelbur duke shitur copa Shqiperie, Rama nuk duhet te hyje ne histori me te njejten damke.
Despotët flasin në emër të popullit,
shtetarët përparimtarë flasin në emër të ligjit.‖
Sh. Anvar
e mire eshte europa se do na hapen dyert te punojm ne te.. po ne si shqiptar.. jemi popull shum i varfer e shum i vuajtur.. shum as se kan kuptuar cesht europa.. se kur do futesh ne europ.. shqiperia… do jet me taksa me keq se greku sot.. europa.. eshte nje grup interesi dhe asgje tjeter.. dhe do doj vetem te rembej nga shqiperia dhe asgje tjeter.. shqiperia duhet te kete monedhen e saj.. pasurit e saja.. te jet e hapur me europen.. po jo te futemi ne lojen europiane.. shum shtete europiane kerkojn te len europen per arsyet e shkatrimit te ikonomis te tyre.. po ato shtete prap kane banor te pasur.. kurse ne shqipetaret jemi kombi me i varfer ne europe..