Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion. Deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se parku i Butrintit po jepet me koncesion për 10 vite për një fondacion privat, me anë të një modeli të koncesionit që nuk ishte par ëmë parë një gjë e tillë.
“Është shpikje shqiptare për të dhënë Butrintin me koncesion. KLSH i hiqet mundësia që mos të kontrollojë se çfarë po bën Fondacioni në Butrint, pasi është privat”, tha Zhupa.
Nga ana tjetër, Sali Berisha vijoi akuzat për Fondin Shqiptaro-Amerikan, duke thënë se ka në plan betonizimin e Parkut.
“Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit”, tha Berisha në Kuvend.
Edhe deputeti socialist Pandeli Majko ngriti në Kuvend shqetësimin e ndryshimit të kufijve ku një pjesë e kësaj pasurie është lënë jashtë.
“E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave”, tha Majko.
Përballë këtyre akuzave, nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndryshimi i kufijve është bërë me kërkesë nga UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje pa kriter që u bën në kohën e Sali Berishës.
“Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje”, tha Rama.
Ai tha se qeveria e tij, në ndryshim nga e kaluara ka shtuar zonat e mbrojtura, teksa ia bëri të qartë opozitës se ky plan për Butrinit është më i miri dhe se do ta votojnë nga bërë asnjë ndryshim në ligj.
“Ne jo vetëm nuk kemi ngrenë zona të mbrojtura, por i kemi gjetur të kafshuara nga ndërtimet pa leje, ne kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura. (…)Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng”, tha Rama.
Pavarësisht akuzave dhe debateve thuajse 2 vjeçare, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër projektligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit.
Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend.
Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.
a.m/dita

MOS LER GUR MBI GUR
BEJ CTE TE DOJE BYTHA
NE KETE DYNJA VEC
DO LAHEN TE GJITHA
Ah po ti je plehre mor mi pusetash… ty ste zihet me bese, po cti besh qe skemi nga tja mbajme se po te kishim opozite nuk do ishe me aty.
Po parkun e madhe qe po e kafshojne e po e pertypin dita dites?
Te sofra ariut ndertime, te gjeollogjiku ndertime, te sheratoni super ndertime, rruge me asfalt, te garda hotel me 5 yje nga Nova…
Zhviillimi i vendit gjithmone dhe perhere eshte luftuar nga bashibozuket dhe obskurantistet qe kerkojne ta kthejne vendin prapa. Por ka mbaruar ajo kohe. Shqiperia po qezon gjithmone e me shume emer te mire, por dhe perfitime materiale!
CDO GJE QE BEN ESHTE E DREJTE …….. E MBESHTETUR NE LIGJ…….E VERTETE ………. E PASTER ………PA HILE…..PA GENJESHTRA……E BEKUAR NGA ZOTI……..ASKUSH NUK TE KONTESTON DOT……O MJESHTER I MASHTRIMIT…….
Le te lehin qente, ne te shkojme e shijojme ndeshjen e Conference League ne stadiumin e mrekullueshem, qe nuk do te ishte i tille pa Edi Ramen!
TI SHKO NE TE SEMES NJEHER SE KE KOHE PA VAJTUR.
Ku eshte komenti im? Pse eshte hequr dhe nga cili mendjendritur i gazetes Dita???
Leroji nenen,gruan,vajzat,kushurirat etj ketij populli,o DIKTATOR,se per ty paska qene kjo Shqiperi!
Hic mos degjo njeri,bej si te do bytha se Shqiperia eshte prona jote private!
Prandaj po ikin shqiptaret derisa ketu te mbeten vete qente dhe macet!
Ate qe nuk e bene sulltanet,Ahmut Zogollu,Sali Berisha ,ate e bere vetem ti o ARMNIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE!
Mallkuar qofsh o diktator i urryer!
Leroji nenen,gruan,vajzat,kushurirat etj ketij populli,o DIKTATOR,se per ty paska qene kjo Shqiperi!
Hic mos degjo njeri,bej si te do bytha se Shqiperia eshte prona jote private!
Prandaj po ikin shqiptaret derisa ketu te mbeten vete qente dhe macet!
Ate qe nuk e bene sulltanet,Ahmut Zogollu,Sali Berisha ,ate e bere vetem ti o ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE!
Mallkuar qofsh o diktator i urryer!