Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kodheli: Qeveria i harxhon paratë e Albpetrolit për makiazh elektoral
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Kodheli: Qeveria i harxhon paratë e Albpetrolit për makiazh elektoral
Lajmi i fundit

Kodheli: Qeveria i harxhon paratë e Albpetrolit për makiazh elektoral

anazapta
Published December 17, 2012
Share
SHARE

Shqyrtimi nen për nen i projektbuxhetit 2013 është shoqëruar me debate sot në Kuvend.

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, kundërshtoi në emër të opozitës nenin 9, duke propozuar disa ndryshime që u hodhën poshtë nga maxhoranca. Kodheli theksoi se privatizimi i Albpetrolit, i cili përfshihet në këtë nen, sjell të ardhura që shkojnë për makiazh elektoral.

“Opozita e cilëson këtë antikushtetuese. Paratë e privatizimit të Albpetrol janë të qytetarëve. Kjo qeveri duhet të marrë miratim në Kuvend se si dhe ku do shkojnë këto para. Eksperienca na mëson se djalli fshihet pas detajeve si këto, prandaj themi që këto të ardhura do shkojnë për asfalt e makijazh elektoral, nuk do ulin varfërinë për aq kohë sa neni 9 do vazhdojë të jetë i shkruar siç është”, tha ajo.

Kodheli theksoi se të ardhurat nga shitja e Albpetrolit duhet të mbushin gropat e lëna nga buxheti 2013 në sektorë si shëndetësia.

 

Buxheti 2013 diskutohet nen për nen në Kuvend

Buxheti i vitit 2013 shqyrtohet sot në Kuvend nen për nen. Ashtu si dhjetë ditë më parë, kur buxheti u miratua në parim me votat e maxhorancës, edhe sot diskutimet nen për nen po shoqërohen me debate.

Buxheti i vitit 2013 u miratua në seancën e kaluar me 74 vota pro dhe 56 kundër. Opozita e kundërshtoi fuqishëm projektbuxhetin, duke e cilësuar buxhetin si joreal dhe qqë do të çojë në një thellim të mëtejshëm të krizës ekonomike.

Ndërkohë, sipas Berishës, buxheti i vitit 2013, me 409 miliardë lekë, është më i madhi në historinë e vendit dhe është hartuar me sukses në kushtet e një krize ekonomike që ka pllakosur vendet fqinje.

 

 

anazapta December 17, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?