Infrastruktura nuk do të marrë nga buxheti i vitit të ardhshëm pjesën më të madhe të tij. Por, edhe pse nuk ka ende një draft përfundimtar të buxhetit të shtetit 2014, burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se investimet e nisura nuk do të lihen në udhë. Theksohet se për zërin e investimeve janë parashikuar vetëm 10 miliardë lekë, ku nuk do të ketë hapje të projekteve të reja, por vetëm financim i kontratave të lidhura tashmë. Për vitin 2013 dikasteri i Transporteve, përfitoi 41.6 miliardë lekë ose rreth 58.4% të totalit të investimeve publike. Ndërkohë, që hartimi i këtij buxheti është nën vëzhgimin e ekspertëve të FMN dhe BB, të cilët kanë këshilluar prej kohësh qeverinë shqiptare që të të jetë e kujdeshme në menaxhimin e financave publike, por edhe në hartimin e një buxheti sa më realist.
