Qeveria shqiptare do të paguajë nga buxheti i shtetit borxhin që ka ndaj biznesit. Kështu saktësohet në projektbuxhetin e vitit 2014, ku shuma e parashikuar për shlyerje është 39 miliardë lekë. Të ardhurat nga TVSH pritet të rritet në vlerë absolute me 11%, ato nga tatim fitimi me 50% dhe nga akciza me 36.5%, në raport me buxhetin e rishikuar 2013. Ndërkohë që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet nga qeveria të jetë në nivelin 2 %. Për vite me radhë qeveria shqiptare nuk ka parashikuar një rritje ekonomike më të ulët se edhe institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, e cila ka parashikuar 2.1 % këtë rritje, por sicc duket buxheti është realist e nuk do të ketë nevojë për reduktime të tjera gjatë vitit, edhe pse pritet të ketë një vit të vështirë financiar. Sipas draftit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, në vitin 2014 parashikohet një rritje reale e PBB prej 2 përqind, ndërsa rritja nominale parashikohet të jetë 3.6 përqind. Ky parashikim faktorizon pritshmëritë e zhvillimeve ekonomike në Eurozonë dhe vecanërisht në vendet me të cilat ekonomia shqiptare ka ndër-veprimin kryesor ekonomik, financiar e tregtar. Sipas këtij drafti, buxheti i vitit të ardhshëm do të përbëhet nga buxheti qendror, buxheti vendor dhe fondet speciale ku përfshihen sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve. Buxheti vendor për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 29.3 miliardë lekë, buxheti sigurimeve shoqërore 95.3 miliardë lekë, buxheti i sigurimeve shëndetësore do të jetë 32.9 miliardë lekë, fondi për kompensimin në vlerë te pronarëve është llogaritur 1.6 miliardë lekë. Ndërkaq, mësohet se fondi rezervë do të jetë në vlerën prej 1,5 miliardë lekë, ai i kontigjencës 3 miliardë lekë. Gjithashtu, gjatë vitit të ardhshëm pritet të rriten sërish pagat dhe pensionet, ku është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekësh.
2014 2013
Të ardhurat: 363.9 mld lekë 360.6 mld lekë
Shpenzimet: 459.5 mld lekë 409.5 mld lekë
Deficiti: 95.6 mld lekë 48.9 mld lekë
Taksa progresive, 56% e të punësuarve taksa më të ulëta
Sistemi i ri i taksimit do të thotë që më shumë se gjysma e punonjësve do të paguajnë më pak taksa. Referuar draftit përfundimtar të kësaj pakete, rreth 56% e të punësuarve në Shqipëri do të përjashtohen nga taksimi, përfitojnë ulje takse 40% e të punësuarve, të cilëve norma efektive e taksës ulet nga 10% në kufinjtë 2.8% deri në 9.8%; u mbetet taksa e pandryshuar 1% e të punësuarve në nivelin 10% dhe u rritet taksa 3.1% e të punësuarve, të cilëve norma efektive e taksës u rritet nga 10% në kufinjtë 11% deri në 17% për pagat mbi 200 mijë/lek në muaj. Tatimi progresiv për pagat e individëve, do të jetë më tre fasha kryesore. Kështu pagat nga 0 deri në 30 mijë lek/muaji, do të kenë tatim 0%; pagat nga 30 mijë lek/muaji deri ne 120 mije lek në muaj do të tatohen në masën 13.5% dhe pagat mbi 120 mijë lekë në muaj do të kenë dhe nivelin më të lartë të taksimit në masën 23%. Efekti financiar që do të ketë paketa fiskale në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë në rreth 22 miliardë lekë.
Çfarë ofron realisht paketa fiskale
Paketa Fiskale 2014 mban në konsideratë shtresat në nevojë dhe shtresat e mesme të popullsisë;
• 56% e të punësuarve në vend mbeten jashtë taksimit të pagës dhe 46% të të punësuarve në vend u ulet tatimi mbi pagën. Nga ky progresivitet rreth 10% të të punësuarve do të përfitojnë përafërsisht një pagë shtesë dhe 25% e të punësuarve do të përfitojnë ½ e Pagës.
• Për herë të parë vendoset barazia horizontale e tatimit më shume të individëve që punojnë më shumë; 3% e individëve do të taksohen më shumë;
• Të gjithë kategoritë e shtresave në nevojë do të marrin subvencion 10% të TVSH së paguar për energjinë dhe produktet bazë të shportës në shumë 1.1 miliard lek
• Fermeri do të marrë kompensim në masën 20% të TVSH që ka paguar për gjithë inputet në bujqësi, në shumën 600 milionë lek;
• Tatim fitimi i bizneseve që rritet nga 10% në 15%
• Përjashtimi nga TVSH – barnave dhe shërbimeve shëndetësore që aktualisht kanë TVSH 10% do të sjellë jo një ulje prej 10% të cmimeve të barnave por deri në 20% sepse ky përjashtim do të shoqërohet me gjithë reformën e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë për spitalet dhe klinikat si shtetërore dhe ato private;
• 73 mijë të vetpunësuar në Shqipëri nga 1 janari 2015 do të paguajnë më pak kontribute shëndetësore;
• Rreth 60 mijë biznese të vogla në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2014, nuk do të paguajnë më taksën e biznesit të vogël.
• Tatim fitimi për biznesin e vogël ulet nga 10% në 7.5%.

Mendoj qe rimbursimi i tvsh prej 10 % te energjise elektrike, duhet qe ky fond ta kaloj direkte tek CEZ , pasi keto shtresa nuk paguajne energjine elektrike , nga ana tjeter rimbursimin e marrin.
1. Pse nuk e vute tvsh tek arsimi ( universitete private) kane fitimi marramendese.
ore leri keto se nuk kane zgjidhje, po cti bejme se nuk ndalojme rrjedhjen dramatike te lekeve permes basteve on line. shikojeni se cfare thone keta
http://dielli.al/lajme.php?id=27026&k=71