Buxheti 2018, PS rrëzon amendamentet e PD

Ornela

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, Partia Socialiste ka rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga PD për buxhetin e vitit 2018.

Kështu, me 73 vota kundër dhe 47 pro është rrëzuar amendamenti i opozitës për pr/ligjin për taksat dhe është miratuar me 72 vota varianti i propozuar nga mazhoranca.

Më tej gjatë votimit është rrëzuar edhe amendamenti tjetër i demokratëve për pr/ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Ndërsa me 72 vota pro të mazhorancës, 45 kundër të opozitës dhe 1 abstenim është miratuar pr/ligji për tarifat doganore.

Më herët gjatë seancës, duke komentuar 16 amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, kryeministri Edi Rama tha se ato rrisin borxhin publik me 10% dhe i cilësoi asgjë më shumë sesa programi elektoral i PD në 2005-n.

“PD nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërine, s’ka asnjë program alternativ për të ardhmen dhe nuk ka asnjë ide tjetër përveç ideve të vjetra të programit elektoral të 2005-s”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se, ndërsa propozimi i tij e ul borxhin në 68.9%, ai i opozitës e çon në 79%. Ky është “kthim tek taksa e sheshtë e Saliut, siç ishte në 2005, taksimi njësoj i të vegjëlve dhe të mëdhenjve. Një propozim për ta ulur TVSH-në në 15%, që nuk ekziston në asnjë vend”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *