Qeveria parashikon më pak shpenzime për vitin e ardhshëm kryesisht për mirëmbajtje dhe shpenzime dhe kapitale. Në draft buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet gjithashtu ulje e borxhit publik, i cili parashikohet të arrijë në 65.3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto 2019. Lajme të mira parashikohen ndër të tjera edhe për arsimtarët dhe sektorin e mbrojtjes ku parashikohen rritje pagash.
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes parashikohet që të pësojnë një ulje gjatë vitit 2019. Kjo është e parashikuar në draft buxhetin e vitit të ardhshëm, tashmë të paraqitur në Këshillin e Ministrave për tu miratuar.
Qeveria shqiptare synon që me anë të shkurtimit të shpenzimeve të ulë borxhin publik në nivelin 65.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me trend rënës në vitet në vijim, në 62.8 përqind në 2020 për ta mbyllur mandatin e qeverisë në nivelin 59.9 për qind.
Vihet re se konsolidimi fiskal do të vijë si rezultat i reduktimit të shpenzimeve publike në terma realë, ndërkohë që të ardhurat buxhetore mbeten konstante në periudhën 2019-2021.
Buxheti parashikon rritje pagash për sektorët shëndetësi, arsim parauniversitar dhe mbrojtje, me kosto buxhetore vjetore 3.2 miliardë lekë.
Edhe pse ka qenë një kërkesë e përsëritur për rritje të kontributit financiar për NATO-n në draft konstatohet një ulje me 0.01% e fondit krahasuar kjo me një vit më parë. Angazhimi i kërkuar është rreth 2% e PBB.
Aktualisht Shqipëria kontribuon me 1.21%. Rritja ekonomike e vendit parashikohet që të jetë 4.3% në 2019. Në draft parashikohet ndër të tjera edhe zbatimi i premtimit të kryeministrit Edi Rama për rritjen e shpërblimit të lindjeve ku parashikohet të përfitojnë rreth 30 mijë familje me një fond total prej 2 miliardë lekë.
o.j/dita

Aman more, rritni pak ato koncesionet, qe te futemi sa me shpejt ne beeeeeeeeeeee, pa jo per gje tjeter.
ushtaraket mjeket mesuesit po ne o zoti kryeminister nuk jemi shqiptare apo na del rroga
punojme ne ujesjelles dhe marim 30.000 leke ne kete dite nje mesues mer 10mije me shume po ju rritur
apo jemi ndermarje me humje ne po perse o zoteri nuk rrit nga me te voglat ne fillim se as muajin spo e shtyjme.
Pensionistet nuk i zen kush ne goje, si duket ne rradhet tona fillon gara kush do te ndahet me pare nga kjo jete se me 14500 leke s’ke ku shkon tjeter vec botes tjeter!