Buxheti 2020, Hajdari dhe Gjoni braktisin Komisionin e Integrimit Europian

J L

Ka nisur shqyrtimi i pr/Buxhetit i vitit 2020 në Komisionin e Integrimi Europian, ku po raporton zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj.

Komisioni i Integrimit ka nisur me debate.

Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari si dhe deputeti Ralf Gjonaj e kanë braktisur këtë mbledhjen.

Shkak i largimit është bërë, vonesa e zv.ministrit, si dhe mosprania në këtë komision e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

“Kjo është kalamanllëk. Ralf, ditë të mbarë”, ka thënë Kumbaro.

“Duhet të largohemi nga metoda provinciale e komunikimit që u vu re në këtë sallë”, u shpreh Ralf Gjonaj.

Zv/ ministri Xhafaj ka theksuar se buxheti i 2020 është 3.6 miliardë lekë, ndërsa u shpreh se integrimi europian dhe bashkëpunimin rajonal janë objektivat kryesore të Ministrisë së Jashtme.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *