Ministria e Financave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit janë përplasur sa i takon shifrave për deficitin dhe borxhin të pasqyruara në buxhetin faktik të vitit 2017 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Në mungesë të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, i cili ka preferuar të mos jetë prezent për shkak se i ka mbaruar mandati, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka kthyer përgjigje për raportin e publikuar, duke thënë se shifrat e institucionit që ai drejton janë të skanuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe 2017-ta ishte viti i parë elektoral që shënoi ulje të borxhit.
Por pavarësisht raportimit të gjatë të ministrit Ahmetaj, përfaqësuesja e KLSH-s ka rilexuar edhe njëherë raportin, duke nxjerr në pah se financat fshehin shpenzimet dhe detyrimet e prapambetura për të ulur nivelin e borxhit dhe deficitit.
Ndërsa dëmi që llogarit KLSH është thuajse gjysma e buxhetit të shtetit, shkruan scan tv.
Në fund, pavarësisht mospërputhjes së theksuar në shifra, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar buxhetin faktik të vitit 2017.
o.j/dita

Ooo demi na qenka vetem gjysma e buxhetit te shtetit…
Dmth cdo gje ne regull derisa demi nuk eshte sa gjithebuxheti i shtetit!
Pffff cfare minister paskemi….
O shqiptare zgohuni nga gjumi !