Braçe shpjegon replikat me Finon: Nuk ka lidhje fare me LSI-në (VIDEO)

redaktor

Deputeti Erjon Braçe ka reaguar sërish ndaj votimit që u bë sot në seancë plenare lidhur me buxhetin e shtetit dhe një debati të ashpër që kishte të bënte me votimin e disa punonjësve që do të dërgohen nëpër qarqe  për të mbikëqyrur reformën territoriale.

Ajo që ndodhi në Kuvend nuk ka lidhje fare me LSI-në. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me seriozitetin ndaj procedurave të Kuvendit. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me seriozitetin e diskutimit dhe miratimit të Buxhetit të Shtetit të një viti. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me kundërshtimin tim për të improvizuar në sallë me shifrat e Buxhetit të Shtetit.  (Fjala bie, sot Ministri i Financave u detyrua të kthehet edhe një herë në Komisionin e Ekonomisë për të diskutuar e miratuar dy rregullime teknike të dakordësuar me FMN-në në fund të diskutimit)”, shprehet Braçe.

Sipas kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me kundërshtimin e tij për të paguar me paratë e taksave burokratë pas burokrati, në mënyrë të paarsyeshme e thjesht për t’i bërë vend ndonjë udhëheqësi të vogël në administratë.

Në fund, ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje edhe me etikën. Në atë sallë ka njerëz që e njohin mirë folklorin dhe romuzet, por të gjitha janë të padobishme për punën dhe miradministrimin e parasë publike. Kaq! Pjesa tjetër e thënë aty për punën e Komisionit të Ekonomisë është tërësisht një gënjeshtër e madhe”, thekson Braçe.

brace-fino 2

 

Buxheti i ri, sherr mes Finos dhe Braçes për një amendim (VIDEO)

Pak para votimit të buxhetit të vitit 2015 dhe paketës së re fiskale, mes deputetëve të mazhorancës, ka pasur një debat të ashpër që kishte të bënte me votimin e disa punonjësve që do të dërgohen në qarqe të vendit për të mbikëqyrur reformën territoriale.

Një debat që ka dashur ndërhyrjen e kreut të Kuvendit, por që ka shkaktuar një përçarje mes deputetëve të Partisë Socialiste në prani edhe të kryeministrit Rama, i cili u detyruar të bënte “gjyqtarin” mes Bashkim Finos dhe Erjon Braçes.

Fino kërkoi shtimin e stafit me 4 punonjës më shumë, pra nga 8, në 12, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë, i mbështetur edhe nga kryeministri Rama, ka kërkuar 8 punonjës. Fino u shpreh se propozimi i tij duhet të hidhet në votim dhe pas kësaj kërkese, i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, kreu i Kuvendit Meta lejoi hedhjen në votim.

Por në këtë rast, ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili argumentoi se ndryshimi i Finos duhej të ishte bërë 24 orë përpara dhe se në këtë rast është shkelur rregullorja.

Braçe braktisi i zemëruar sallën e Kuvendit, pasi u votua me karton amendamenti i paraqitur nga Fino.

Meta më pas ndërhyri duke thënë se votimi i mëparshëm ishte i pavlefshëm, ndërsa kryeministri Rama vendosi që agjencia për Reformën Territoriale duhet të ketë 12 punonjës, duke lënë të vetëm Braçen.

Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë që do të rregullohej me akte nënligjore, ndërsa votimi u anulua. Në këtë mënyrë, mes Finos dhe Braçes, “fitoi” ish-kryeministri, i cili këmbënguli që qarqet të kenë 12 punonjës në total për mbikëqyrjen e reformës territoriale.

“Kjo është e vetmja mënyre për të arbitruar ndeshjen mes Braçes e Finos. Këtu populli përmes deputetëve dha mendimin e tij dhe propozimi i Finos u miratua”, tha Rama.

Share This Article
18 Comments
  • Hajde estrade hajde! Ritallja po ecen gjithmone perpara drejt sukseseve.
    Duhej te kishin punesuar ndonje keshilltar tjeter te huaj qe t’i ndihmonte edhe ne kete vendim.

    • I dashur Erion,une e di, sikurse ju ,se ne ate salle ka ende nano-kurva,,,por, per kete nuk jam une fajtore.
      Erion djali ,une e gezoj shume faktin qe ne ate salle je Ti,perfaqesuesi im, si mbrojtesi me i denje i interesit publik.
      Te uroj me zemer,-Gezuar festen e Flamurit dhe ate te Shtatedhjete Vjetorit te Clirimit te Atdheut !
      Patriotet e vertete e shkrine jeten e tyre per Shqiperine,ne luften e Madhe Atifashiste,,,,patriotet e sotem maten vetem me mbrojtejen ,ne paqe,te interesave publike, shteterore dhe kombetare.

      • Ore Erjon
        PO pse mor kapadai di te besh ti llogari ekonomike. Me mire mos fol se as deputetet e tu nuk te duan e jo me te te doje populli. Dil behu gazetar per pd se do e beje me mire ate pune.

  • E Ore Bashkim Fino.!
    Berisha nuk ka pasur kurre pririoritet zhvillimin perparimin dhe ase bashkimin e shqiperis me Evropen. Kjo tashme dihet nga te gjithe, pore c`te besh ty o Bashkim se nje nder autoret qe e risolle kete fytyre te ndyre ne skenen politike je vetem ti.!
    Berisha ne vitin 1997 i kishte mbathur opingat njelloi si paraaredhesi i tije maskara Ahmet Zogu per te ikur nga shqiperia, ndersa”bujaria ” jote e rikethej kete fytyre te ndyre per te vuajtur, per tu zvarritur shqiperia perhere pa perjashtim.
    Sot nuk eshte puna se ju atje ne parlament keni gjeture belan me kete fytyre te ndyre, pore belane,e gjeti shqiperia i tere kombi shqiptar.
    Ky njeri qe gjakun ne duart e tije nuk kane per ta lare ase detet ase oqeanet,!
    Bashkim ke mallkimin e shqiptarve per rikthimin e ketije maskaraje te ndyre.Nuk te kam pare ndonjeher tek DITA se do ti kisha then me pare.!

  • Ore po ky Fino mos do te zgjidhet Kryetar Qarku ? Vetem kjo detyre i ka mbetur ketij. Deputet nuk ka leka.
    Populli nuk ka pune tjeter vetem te rrije para kutive te votimit zoti Fino !
    Rregulloni se si duhet zgjedhur presidenti se e keni bere lemsh. Presidenti aktual Bujar Nishani po rri ne ate karrike me 72 vota nga te cilat +5 te Likes qe jeni ne aleance pa leri kryetaret e qarkut se i zgjedhin keshilltaret qe i vini ne lista ju vete me te njohur.
    Nuk jua ka njeri fajin se i zgjidhni per as dhe ju dalin pras dhe ju deformojne voten sic kane bere deri tani.Ca deputet si pune ketij ju duket akoma vetja kryeministra e ministra.

  • Kam një mesazh për Bashkim Finon.
    Para ca kohesh ky tha qe patenta u duhet hequr fare atyre mbi 70 vjec
    Ti ke qenë djalë i zgjuar more Bashkim dhe këtë e di mirë sepse të kam njohur qysh kur ishe student. Po si more djalë u dashka hequr e drejta personave mbi 70 vjeç që të ngasin makinën? Unë jetoj në Gjermani dhe jam 71 vjeç. Këtu jo vetëm që kam makinë, por kam edhe një jetë aktive në të gjitha aspektet. Dhe a e di ti mor Bashkim që unë edhe kur vij në Shqipëri (dhe vij shpesh), vij me makinë dhe me qejf bile. Si more Bashkim, do ma ndalosh apo s’do më lejosh të vij në vendin tim? Sepse ketu ku jetoj unë nuk ka kufi moshe për të ngarë makinën. Mjafton të jesh i aftë për ta ngarë. Ore, jeni në terezi apo nuk jeni?!

    • E po mire na e bejne keta. Pasi na moren votat nuk na lejojne makinat te ushqejme femijt.Atomjetet nga viti ’95 e metej do i heqin nga qarkullimi,e te gjitha keto bien mbi kurrizin e te varferve,pesionisteve.Jo mor Bashkim keshtu.Nuk vjen e keqa nga moshataret por nga adoleshentet,nga ata qe nbaje kallasha,droge ne mjete & qe ecin shpejt.A ka ndonje bilanc se aksidentet jane bere nga moshataret? Pse nuk i ndryshoi Saliu kete ligj?NQS do vazdoni keshtu PS do perfundoi 10 %

  • Meqe:

    – Gjithshka eshte Personale
    – Rroga dhe privilegjet vazhdojne
    – Keshtu bejne te gjithe
    – Kulture debati/ rradhe punesh s’ka askund
    – Ngelem ne nivel “finosh, ballash, bracesh, ristanesh e nokash” permbi 20vjet +, pse mos te ikin, bojkotojne, largohen e ne pergjithesi ta cojne vendin me keq se e kane cuar.

    [p/a/ t’me falin zoterinjte e mesiperm per “emer-permendje” s’eshte faji i tyre qe jane ne ato >> pozita. (2x) ]

  • Eshte faji i nivelit te shoqerise shqiptare. Nuk ka kulturen e duhur se cfare duhet te kerkoje nga klasa politike. Populli dhe politika seriozisht takohen me njeri-tjetrin vetem nje here ne 4 vjet per votime. Pastaj gjate 4 viteve populli shqiptar sheh ne tv thjatron e shemtuar te politikes e parlamentit.

    • Harrova…..edhe sidomos thjatron e shemtuar te opinionisteve televizive. I vetmi opinionist qe po behet interesant eshte ai Lorenc Vangjeli. Dhe e dini pse? Se duket sikur po tallet me vete opinionistet.

    • Fiks e paske thene bre
      Ky finoja eshte aq figure sa njehere numeronte me ze te laret ne lokal sa leke kishte humbur nga tenderat gjate kohes qe nuk kishte qene minister.
      goxha burre vallahi

  • Finua eshte nje sharlatan .Po dhe Rama I ka qejf sharlatanet se mendon qe me ta e ka me te lehte qeverisjen.
    Bracia ben mire te terhiqet nga kjo parti qe eshte shndruar ne nje parti te horrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *