Buxheti shkurtim shpenzimesh, në shtator mungojnë 5 mld lekë

anazapta

Financat publike vijojnë të thellohen në deficitin e tyre buxhetor. Kështu  dhe për muajin shtator arkës së shtetit i mungojnë rreth 5 miliardë lekë. Ndonëse të dhënat mbeten ende paraprake dhe do të jenë objekt rishikimi për shkak të saktësimeve të mëtejshme para se ato të bëhen publike, administrata fiskale dhe në ditët e fundit të saj ka thelluar deficitin buxhetor.  Nga ana tjetër, referuar statistikave fiskale të 8-mujorit, ku mosrealizimi ishte 16.2 miliardë lekë, për 9-mujorin kjo shifër kalon 21 miliardë lekët.

Sipas ekspertëve të financave, kjo ka ardhur si rrjedhojë e efektit të politikave lehtësuese fiskale që ndërmori qeveria para zgjedhjeve, si dhe mosrealizimi i të ardhurave nga pushteti vendor, por edhe të fushatës së gjatë elektorale ku mjaft biznese iu janë shmangur detyrimeve. Kjo situatë financiare po con në rishikimin e buxhetit të shtetit në shkurtimin e shpenzimeve. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se treguesit fiskalë të buxhetit të 2013 do të pësojnë ndryshime, ku pritet të shkurtohen shpenzimet me 16.2 miliardë lekë, nga të cilat 10 miliardë tek shpenzimet korrente.

Sipas burimeve, specialistë të këtij dikasteri janë thuajse në përfundim të këtyre ndryshimeve, që pritet të miratohen në qeveri brenda kësaj jave. Problemet me buxhetin e shtetit kanë nisur vetëm pak kohë pas miratimit të tij në fillim të këtij viti. Shpenzimet pa kriter nga qeveria e kaluar, mos menaxhimi i tatimeve dhe doganave, ka cuar tashmë në një situatë të tillë të rritjes së borxhit publik tej limitit të parashikuar, e pa përjashtuar këtu shkurtime  të mëtjeshme të shpenzimeve. Në gjendjen aktuale të financave publike mbeten për tu parë të dy këto mundësi, me shpresën e një menaxhimi të mirë të kësaj situate.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *