Buxhetorët pa rroga, Bode urdhëron lëvrimin e fondeve

anazapta

Rreth 88 mijë buxhetorë presin prej ditësh rrogën e muajit dhjetor, e cila ende nuk është derdhur në llogaritë e tyre. Pas shpenzimeve të festave, buxhetorët u janë drejtuar me dhjetëra herë bankomateve me shpresën se do të mund të tërhiqnin paratë e muajit dhjetor, por janë kthyer duarbosh.

Sot, me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave njofton se numri një i këtij institucioni ka udhëzuar Drejtorinë e Thesarit të kryejë të gjitha veprimet për shpërndarjen e pagave, pensioneve si dhe të gjitha transfertave të tjera për pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike etj.

Nëpërmjet njoftimit, ministria e motivon vonesën disaditore me faktin se ligji për buxhetin e shtetit i miratuar nga Parlamenti në fund të dhjetorit  dhe i dekretuar nga Presidenti nuk ka hyrë ende në fuqi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *