Shënim i Kryeredaktorit: I ndjeri Andrea Stefani (1958-2016), një nga ish-publicistët tanë më të mirë dhe ish-bashkëpunëtor i DITA në vitet e fundit të jetës ka botuar në 4 shtator 2016 në këtë gazetë, shkrimin e mëposhtëm për Nënë Terezën dhe konceptin e shtetësi-kombësisë.
E risjellim për lexuesit tanë sot në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri.
****
Nënë Tereza, Kombi dhe Shteti
Nga Andrea Stefani*
“By blood, I am albanian. By citizenship, an indian“- citohet së fundi edhe nga CNN të ketë thënë Nënë Tereza lidhur me biografinë e saj. Në përkthimet shqip këtë frazë e kam gjetur kështu: Për nga gjaku jam shqiptare. Për nga kombësia një indiane!
Shihet qartë që shtetësia “citizenship” merret për kombësi, një ngatërrim që vetë Nënë Tereza nuk e bën. Kuptohet qartë që me “gjak” shenjtorja nënkupton kombin dhe kombësinë e saj duke e diferencuar qartë nga shteti (India) pjesëtare e të cilit ajo vetë qe si shtetase apo qytetare.
Në gjuhën politike, por edhe përgjithësisht në literaturën shqiptare, mbizotëron opinioni se “kombi” dhe “shteti” janë një, domethënë, identikë. Një dukuri e habitshme kjo sepse shqiptarët, kanë edhe rastin e Kosovës që duhet t’ja bënte më lehtësisht të kuptueshëm dallimin mes këtyre dy realiteteve.
Eshtë fakt që Shqipëria dhe Kosova i përkasin një kombi të vetëm, atij shqiptar, ndërsa si shtete janë të ndryshëm. Kemi rastin e një një kombi me dy shtete. Si për shembull, dikur kombi gjerman i ndarë në shtetin e Republikës Federale dhe në atë të Republikës Demokratike.
Barazimi i kombit me shtetin bëri që vite me parë, kur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kjo republikë duhej të kishte edhe flamurin e saj, lindi frika se mos në këtë rast, Shqipëria dhe Kosova shfaqeshin si dy kombe të ndryshme.
I njëjti gabim është bërë burim edhe i akuzave deri për tradhëti kombëtare të futbollistëve shqiptarë që luajnë me përfaqësueset e shteteve ku janë shtetas dhe jo me përfaqësuesen e shtetit shqiptar që konceptohet si “kombëtarja”.
Në mendimin shqiptar këmbëngul koncepti francez që e barazon kombin me shtetin. Jo rastësisht, edhe në kartat e identitetit apo pasaportat shqiptare, të prodhuara po nga një kompani franceze, “shtetësia” përkthehet “nationality”.
Ndërkaq, ekziston edhe një tjetër koncept, i njohur si gjerman, që e përkufizon kombin jo në bazë të lidhjes politike, shtetit, por të “gjakut” të të kaluarës, historisë, paraardhësve, tokës, traditave apo kulturës së përbashkët.
Debati mes dijetarëve të të dy linjave është i hershëm dhe në vazhdim. Kemi mendimin se këndvështrimi gjerman është më i saktë. Ndryshe nga shteti, kombi nuk është një lidhje politike, artificiale pavarësisht se në një stad të caktuar historik ai nuk mund të mos marrë mbi vete një veshje politike sikundër është shteti.
Dhe është pikërisht kjo veshje politike që ka sjellë edhe gabimin duke bërë që kombi, kjo lidhje që (pavarësisht nga trazimet e deformimet e mëvonshme) në lindje të saj ka qenë biologjike dhe natyrore, të krijojë iluzionin e një lidhjeje politike.
Është ky iluzion dhe koncepti i gabuar që rrënjon prej tij, shkaku ideal i lloj-lloj politikash asimiluese në emër të shtetit komb. Madje, edhe sot e kësaj dite. Sepse edhe ai që rëndom quhet “natyralizim”, është një lloj asimilimi. Ngaqë për shembull, meqenëse shteti francez është kombi francez, që të jesh pjesëtar i tij duhet të bëhesh francez për nga nacionaliteti. Kështu emigrantë kinezë, indianë, afrikanë, shqiptarë etj., shpallen me kombësi franceze!
Politikisht, barazimi i “shtetit” me “kombin” është një hulli e gabuar që nuk çon, sikundër rëndom shpresohet, në fashitjen e ekseseve nacionaliste. Zgjidhja nuk është t’a trukosh kombin me shtet për t’i maskuar dallimet kombëtare por t’i superosh ato duke i lënë vendin që ju takon në identitetin e personave por jo më shumë vend se ju takon, në politikë.
Dhe pikërisht, lidhja politike, shteti demokratik pluralist ofron zgjidhjen më ideale. Anëtarët e tij mund të jenë me kombësi të ndryshme por politikisht, ata janë të njëllojtë si shtetas dhe qytetarë. Prejardhja e tyre mund të jetë, pa problem, e ndryshme por ata ribashkohen në ato që janë bazike për shtetin, disa vlera politike dhe etike, në një mendësi tipike për qytetërimin Perëndimor.
Dhe gjithkush mund të shprehet pa ndrojtje si Nënë Tereza: Për nga gjaku jam, sipas rastit, shqiptar, kinez, argjentinas, eskimez, por nga shtetësia jam, po sipas shtetit ku ndodhet, francez, italian apo norvegjez!
*****
*Botuar në DITA në 4 shtator 2016. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë. Botimi i parë mund të lexohet duke klikuar KËTU
Andre Stefani,ky burre dhe njeri i madh i kesaj bote,luftoi deri ne frymen e fundit,pa asnje kompromis,kunder bandave diabolike te injorances,pafytyresise dhe egersise pjella te shpellave te errta,qe mbanin dhe mbajne pushtuar kete vend.
Kohet qe do te vine do ta monumentalizojne kete shqiptar te madh,kur nga kjo kope e sotme eshte i gjithe i harruar.
From: Alban Dega
Date: April 17, 2018 at 1:06:20 PM EDT
I VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR … !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
Po eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden !
E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e
tyre !
Nje super- rekord tjeter boteror !
Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
Krenaria e mbare njerezimit !
Krenaria e Botes mbare !
Bota ne kembet e saj !
Hamdi na bere me mal di mare. Respekton Nene Terezen por ne te njejten kohe edhe Enver Kurvin . Ndaje mendjen e fol njehere me koken tende, jo gjithmone sipas porosive te partise.
Alban Dega. Te ka trushplare Vatikani. Kerkon qe semundjen tende te na e ngjisesh dhe neve. Boll kemi Covidin. Nene Tereza nuk njihej nga shqiptaret deri ne vitin 91.
100 e kusur vite qe masturbohemi me
keto, vetem.vuajtje dhimbje dhe dhune
Hera e pare qe po me pelqen ky Alban Dega.
Te bashkosh Nene Terezen,me Andrea Stefanin eshte te perjetosh nje mrekulli teper te vecante shume dimensionale.
Nje NENE dhe vetem Nje NENE ka ne bote..
Ajo eshte Nene TEREZA,
Eshte mese NJERZORE ajo qe shprehet Andrea Stefani z. Alban Dega; si gjithnje; me pelqeni…..
Nene Pashako D.
Andrea ishte mendjehapur. Njeri I botes se ideve. E kam pasur pedagog dhe dialogonim si shoke. Qofte i perjetshem kujtimi i tij! Familjes i uroj fatet me te mira!
I ndershem,i kulturuar,i drejte,kurajoz.Kurre nuk i tha derrit daje.Me vjen keq qe iku aq i ri.
Sa larg prej tiuj jane karnavalet e oborrit:
Po te jesh Al-banas (keshtu u quajt ky shtet myslimane ne 1913 dhe jo Shqiperi),eshte Nder i Madh per kete shtet te degjeneruar te kete nje figure politike si Tereza.
Po ta quash veten Epirote dhe Ilyre te Epirit atehere Nderon Respekton shume figura historike si Kostandini i Madh,Jeorgios Kastriotis Prijesi i Epirit i cili deklaronte qe ne jemi bijte e Zeusit,Athines Poseidonit Megas Aleksandros.
Vepra e Republices Popolare te Vatikanit qe ne emer te “Zotit” nuk respektojne traditen,Identitetin dhe kulturen e vendeve eshte mision qe e denon edhe vete Zoti.
Servilat,Spiunet,Tradhetaret (Servis,Spy,Traitor) te ashtuquajture Al-banas duhet te “kuptojne” qe po mos te jesh katolike nuk merr cmim “Nobel” dhe nuk ke te “drejte” nga Zoti Papa i Romes te ndihmosh te varferit.
Por me nje kusht.
Zoti Papa i Romes nuk te nfihmon te marresh cmimin politik “Nobel” po mos Te ndrosh Identitetin,Fene tende,Kulturen,Emrat qe jane gjeja me e Shenjte e Kombit.
Ti japin ca para edhe Berishes te behet katolike,pse shkojne atje ku eshte varferia e Zotit.
Paraja shoke paraja eshte “Parajsa”.
Ke harruar te permendesh edhe Teteme ne valle
Media eshte pa jete pa ty Andrea! Mungon energjia dhe inteligjenca jote. Mungon edhe qytetarizmi dhe idealizmi qe te perfaqesonte. Por askush nuk e veren kete dhe as flet per kete mungese sepse eshte nje bote e padrejte,
Spiun grek ishte, po he
Nuk duron dot pa… dhjere nga goja…
Te gjithe spiuna, veç ti dhe Bedri Islami-sti jane patriote.
Bajge ,,,
Nje respekt teper te vecante,per Diten,qe eshte i vetmi institucion,brenda zooparkut tone,pa gardhe,qe i ben homazhe here mbas here,nje personaliteti historik,te guximit,analizes se thelle,elegances se shprehjes
dhe i paanshmerise,ne gazetarine shqiptare,
Kryeqendra e vilajetit tone,i ka te mbushura rruget si ne asnje vend tjeter te botes,me shume emra anonime,te vendosur nga amalgama e anonimeve qe gjallojne.
Dhe bota e perparuar,shume rralle pagezon rruge apo institucione me emra,njerzish,por vec me emra,qe prezantojne perjetesi sic eshte natyra,emra druresh,livadhesh,zogj,kafshesh,yjeshapo muzikor.
Kjo ka llogjiken e thjeshte,se ´´heroizmat´´nuk mbarojne me epoken tone,por nga ata qe vijne pas do kete jo pak,qe do ti tejkalojne bemat e heronjeve te zgjedhur nga keshilli bashkiak.
Por ama jam i bindur dhe askush nuk mund te ma kundershtoje,qe deparamenti jone i gazetarise ne Universitetin e Tiranes,me emrin e ´´Andrea Stefani´´,do te jete ne cdo kohe i pa konkurueshem.
Nuk po flas ketu per nje cmim ´´Andrea Stefani“per gazetarin me te mire`,pasi ai do te filloje te shperndahet,nga duar xhambazesh.
Per Albanin:Nene ,dhe e pa martuar,nuk mund te kombinohen.Nje grua,mund te adoptoje nje femije,por realisht,ajo nuk quhet “nene”,por nje biresuese.Nene,quhet vetem ajo,qe te ka bere koken.Prandaj,hiqe,prej rekordeve qe rreshton,pamvaresisht,qe bota e quan “Nene Tereza”,por simbolikisht!I ndjeri Stefani,ne pergjithesi,ishte realist dhe perpiqej,per te verteten.Por shpesh e tepronte,duke kaluar ne skajin e kundert.Shembulli,me tipik ,por jo i vetmi,,ishte ,se nuk linte fjale,pa e permendur shprehjen,qe me te drejte,mund t’a quajme “Stefaniane” :Fajin e ka Saliu-pamvaresisht,se ne shume raste,fjala nuk ishte fare,per Saliun,apo-Sipas tij-bemave te Saliut.Sikur kishte nje fare frike,ndroje,disa here edhe tmerri,prej Saliut,megjithese,nuk kam degjuar,qe te kete patur,ndonje “”te keqe””prej Saliut.
Kristi (ke emrin e djalit tim te vogel) “fajin e ka Saliu” eshte nje fjali me nje dimension te madh, qe i paharruari Andrea e perdorte shpesh, e Jo pa shkak
Ne keto 108 pavaresi qe kemi si shtet, qe nga Zogu, Enveri, Ramizi jetuan, vepruan dhe lane shume drite-hije. Saliu kishte shansin e pare qe Shqiperine te bente si Evropa. Kishte besimin e popullsise dhe te amerikes. Kishte mbeshtetjen e Evropes. Ai ndertoi berishizmin, virusin e shoqerise shqiptare qe prishi te gjitha vlerat reale te njeriut. Ky virus qarkullon ne shpjet se covidi. E nese codivi ka vaksina, per berishizmin nuk ka vaksine qe te mund. Prandaj o Kristi fajin e ka Saliu, prandaj o Kristi Shqiperia jone nuk behet, sapo te perpiqen njerez.
Ku arrin (arriva ital) hipokrizia (Ipoxrisia greq) e politikave dhe Feve percarese te njerezve te semure psikologjikisht!
Perpara vitit 1913te nuk kishte Identitet “shqiptare” por Greke dhe Osmane.
Istitucionet jane ato qe Identifikojne nje person apo nje grup njerezish.
Si mund te kishte Istitucione “Albane) kur nuk kishte Alfabet,nuk kishte gluhe te shkruar,nuk kishte perfaqesues ne nje Perandori por kush ishte turk myslimane shkonte ne Xhami qe degjom.h in Arabisht (kjo eshte edhe sot jo me ne ate kohe) dhe dergonte femijte ne shlolla turke,kurse kush mbeti Greke Epirote shkonte ne Skolio Greke dhe Kisha Orthodhokse Greke.
Kete e tregon fakti (fact) qe kur u hap (open) Skolio e pare shqipe me gluhe (glosa) dhe Alfabet latin te kopjuar (copy) kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe rreth 970 turke ne Vorio Epir do thonim sot te ndare nga Fuqite e Medha.
Sipas “historianit” te famshem (fame) Xhufit Jeorgios Kastriotis u be “katolike” per aresye Strategjike dhe u quajt Gjergj!
Me keto mashtrime do beni shtet (state) you?
Te ndryshosh Emrin gjeja me e Shenjte e Njeriut dhe Kombesise?
Po me Beselidhjen Greke Bizantine te Ilisus (sot Lezhe) e ashtuquajtura Beselidhja e Lezhes edhe kjo u “pagezua” Katolike per aresye “Strategike”?
Clidhje ka kjo me Misionare me qellime politike te armiqve te Pirros,Kastriotit,Megas Kostantinos o idiota.
A nuk luftuan mijera Epirote per te cliruar Magna Grecian nga Romaket?
Ky vend (land) dhe ky popull (popola) i neperjembur dhe pa vlere (value) pa gluhe etj qe ka ndryshuar Topo-Onomat (toponimet) shekullore te te parece te Tij nga te shiturit,servilet,spiunet,tradhetaret (servis,spy,traitor) nuk e meriton (merit) te shikoje nje dite (day) te Bardhe.
Pirro i Epirit beri dy beteja te fuqishme kunder romakeve per te ndihmuar vellezerit Ilire te Tarantit dhe Bryndizumit.
Ps ketyre dy betejave ,qe sic shkruan Gjenerali Arberor,Gjergj Kastrioti,u nda me shume me nder se sa me turp.Pirro shkoi ne Sicili TE LUFTOJE KUNDER GREKEVE.Nje keshilltar grek,qe quhej Kinea, e pyeti:Po nuk te mjaftuan gjithe ato humbje qe pate me romaket,,Tani do luftosh edhe kunder grekeve?
Pirro u pergjigj:Lufta kunder Romes eshte lufte e Tarentineve,,LUFTA KUNDER GREKEVE ESHTE LUFTA E JONE..
Dhe vertet Pirro i Epirit Ilir,vdiq pasi kthehej nga Fitorja kunder grekeve etoliane dhe Laqedemonas,qe kishin sulmuar kryeqytetn e Epirit,Arten.
Nje grua greke qe ishte vare djali nga ushtria Pirros,i hodhi nje tjegull ne koke nga dritarja.