Bylykbashi i përgjigjet Xhafajt: S’është koha për vetëkënaqësi

Elton Tafaruci

Pak kohë më vonë përmes një letre deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi që mban postin e nënkryetarit të këtij komisioni i ktheu përgjigje deputetit Fatmir Xhafaj

Në përgjigjen e tij Bylykbashi shkruan se është koha për angazhim dhe jo vetëkënaqësi apo ceremoni pompoze.

 BylykbashiËshtë koha për angazhim dhe jo vetëkënaqësi, shfaqje apo ceremoni pompoze për një proces që deri më sot nuk nderon forcën që përfaqësoni dhe Kuvendin e Shqipërisë. Opozita dhe ekspertët janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të këtyre ligjeve duke filluar nga ligji për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve sigurisht në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e Reformës.

Sa më sipër urojmë që në vend të festimeve pa mbaruar punë të ndryshojë rrënjësisht qasja e forcës suaj politike për fazën e re të reformës e cila do të na japë një reformë në drejtësi me legjitimitet përmes transparencës dhe jo fshehtësisë, gjithëpërfshirjes dhe jo përjashtimit, komunikimit të sinqertë dhe jo lojës së telefonit të prishur, dialogut dhe jo arrogancës, vullnetit të sinqertë dhe jo manovrave bizantine politike.

Share This Article
1 Comment
  • Une e kuptoj pse Basha eshte lidhur si muti pas kepuces me Berishen! Por kurre nuk kam kuptuar rolin e idiotit bylykbashi , qe po armiqesohet me te gjithe,perse? Kjo eshte nje pyetje qe tregon ambiciet e bylykut kuksian?! Te cudit se sa te lehte nga mendja jane keta deputetet e PD berishiane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *