Bylykbashi: Problematikat do shtohen në raportin final të ODIHR

Edona Llukacaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “A show” në News24 komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili vuri në dukje disa problematika, ku mes tjerash theksoi se zgjedhësit kanë qenë nën presion nga të gjitha palët politike në Shqipëri.

Ai tha se të dhënat e sotme të misionit të OSBE do të jenë thjesht një parathënie e një raporti, i cili sipas tij, do të jetë i mbushur me shumë problematika shtesë. Bylykbashi shtoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim të sistemit kushtetues, ku në qendër të jetë individi dhe interesi kombëtar dhe jo ai i partive politike.

Ai tha: “Republika ka rënë. Qasja e tyre mund të jetë e ndryshme për mënyrën se si e shohin ata. Ne duhet të ndryshojmë sistemin kushtetues me të cilin qeverisen shqiptarët. Nëse politike se ka kuptuar ende, qytetarët ndoshta ende se perifrazojnë në këtë lloj formë , por po e kërkojnë praktikisht këtë gjë. Ajo që dëgjuam sot nga OSBE/ODIHR është thjesht parathënie e një raporti, që do të listojë shkelje të rënda. Unë nisem nga ajo që tha shefja e misionit të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet në çfarë syri do t’i shohim nga interesi politik apo nga ai i zgjedhësve. Votimi në vetvete nuk i bën zgjedhjet zgjedhje. Nëse zgjedhësit trajtohen si dele, këtu është themeli i asaj ku njerëzit kërkojnë shtetin e së drejtës, pasi shteti duhet t’i shërbejë individit”.

Bylykbashi, gjithashtu, tha se Edi Rama do diktaturë, mirëpo këtë gjë nuk do ta lejojë BE. Në vijim, ai nënvizoi se opozita është e bindur se djegia e mandateve ishte rruga e duhur dhe se do ta bënte prapë.

Ai tha:“Shqiptarët duhet të arrijnë në zgjidhje të përbashkëta. Shqiptarët refuzuan në masë Edi Ramën. Ai mund të vendosë diktaturën, por BE nuk do ta lejojë. Ne si grup morëm vendim koshient.

Ne edhe sot do ta bënim këtë gjë. Ne duam të projektojmë një forcë politike për një Shqipëri ndryshe. Zgjedhjet të lira e të ndershme janë kryetema dhe kryekërkesa jonë”.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *