Bylykbashi: Zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas 9 shtatorit

DITA Online

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë një shpjegim për datën e zgjidhjeve.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi sqaron se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas datës 9 shtator.

Kjo sipas tij mund të bëhet me një dispozite tranzitore.

Ai thotë se data e caktuar nga presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve është një datë ligjore dhe jo kushtetuese.

Sqarimi i plotë i Bylykbashit:

Shpjegim i thjeshtuar per Kryeministrin dhe ndonje analist per daten e zgjedhjeve.

Degjova mbreme nje analist qe fliste me “kompetence” se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e dates se zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin qe e refuzonte ndryshimin e dates dhe me vinte per te qeshur, sepse bashke me nje koleg i kemi shkruar keto dispozita te Kushtetutes ne 2008. Le ta mbyllim nje here e mire kete argument qesharak.

Kushtetuta nuk cakton asnje date per zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta percakton rregullin qe llogarit vetem fundin e mandatit i cili eshte data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta percakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhen zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta percakton se periudha zgjedhore percaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gje qe detyron Kushtetuta eshte qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator – 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori.

Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e siela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes.

Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua per te shtyre daten e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi per daten 18 shkurt 2007. Nese nuk e mbani mend, shihni kete foto. Ndersa Kryeministri dhe analisti te lexojne nenet me siper dhe Kodin Zgjedhor.

Share This Article
6 Comments
  • BYLYKBASHI I ENVERIT MENDON SE VATANI ESHTE PRONA PRIVATE E PARTISE SE TIJ TE SHPIFUR BOLSHEVIKE

    Keta enverista te pacipe te Saliut e kane bere Kushtetuten e vendit si nje “Leter higjenike” dhe nuk pyesin as per moral qytetar dhe mendojne se populli shqyptar nuk ekziston fare, por dine ta vertitin BYTHEN komuniste si kurvat ne bordello me llafollogji boshe.

    Ka njohur nje Selfo Bylykbashi qe ishte spiun i Enverit kaq i peshtire dhe i pabese sa nuk kishte njeri ne Tirane qe ta takonte rruges dhe te nderronte trotuarin ne anen tjeter.

    prandaj:

    I themi ketij pinjolli te Bylykbasheve te Enverit dhe ushtareve te Saliut:

    MOS E BENI VATANIN SI PRONEN TUAJ, O PISA ENVERISTE, NJASHTU SIC E MBAJTI ENVERI PER 50 VJETY ME RADHE!

  • Ky eshte plotesisht I paafte dhe teper naiv. Fatkeqesi qe PD mbeshtetet ne logjiken anti ligj te ketij dallkauku ne politike dhe ne juridispence.

  • Une kam nje ide akoma me te mire per bylykun. Zgjedhjet ti shtyjme per pas 4 vjetesh ne 20 qershor 2021. Qeveria le te rrije kjo, nderkohe kater vjet jane te bollshme per Bashen ta marre veten e te pergatitet per zgjedhje. keshtu qeveria Rama do vazhdoje te zhytet akoma me keq ne llumin ku ka hyre dhe Basha e gjen gati ne tpsi pushtetin ne 2021. Dakord Bylyku?

  • me vjen per te vjelle sa here del ky IDIOTI:
    Pse mo nuk ka juriste PD qe ngeli vetem tek ky deficenti- po ky vetem jurist nuk eshte. sekretar ne OSBE ka qene e smund te behet dot jurist. u ka mbushur goten me uje dhe u ka cuar kafen atyre mebtejeve te e ropes te OSCE

  • ik mor jashteqitie e salult,pse doni te largohet rama,pse doni ne shtator kur me kushtetuten qe e keni ndryshuar sa here keni dash eshte qershori.me cte drejte kerkoni doreqien e rames ,aieshte kryeminster me votat e popullit popull me vote e heq,qe kur e moren shqperine ju qe i vute partse tuaj pd shqiperine e mori lumi ,FJALA DEMOKRACI ESHTE LIRI,PAQE RESPEKT TE DUASH ATDHEUN PO QE NEVOJA TE JAPISH JETEN JU KENI BERE TE KUNDEREN KUSH TE REMBEJE PASURI ME SHUME ,ATO PER TE CILAT JENI FUTUR NE CADER I TAKOJNE POPULLIT ESHTE PASURIA QE NA KANE LENE TE PARET TANE PER NE JO PER XENIN ,ARGITEN E KOMPANI ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *