Bypass-i i Fierit dhe Vlorës, lehtësohet qarkullimi drejt jugut

Leda Hysa

Infrastruktura rrugore e re dhe ajo nën ndërtim ka krijuar lehtësi për të gjithë udhëtarët që lëvizin në drejtim të jugut të vendit. Prej 28 qershorit, Bypass i Fierit është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e lëvizjes dhe duke eliminuar radhët e gjatë në brendësi të qytetit.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të kënaqur me këtë investim. Në nëntor pritet të hapet krahu tjetër i Bypass-it, ndërsa komplet punimet pritet të finalizohen sipas në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, një tjetër aks i rëndësishëm ku kanë nisur prej muajsh punimet, është edhe Bypass i Vlorës, që pritet të jetë plotësisht i aksesueshëm në fillim të vitit 2021.

Kjo arterie rrugore do të zgjidhë ngarkesën e trafikut në qytetin e Vlorës dhe në rrjetin rrugor të bregdetit të jugut. Të gjitha këto investime shtojnë potencialet turistike të vendit, duke e bërë atë më të aksesueshëm për turistët.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Po korsi emergjente, a keni llogarite ?. Apo behet projekti me korsi dhe lejet e korsise futen ne xhep !!

  • Bravo e madhe Qeverise Rama per kete investim shume te domosdoshem qe do lehtesoje trafikun dhe do rrise potencialuin turistik te Vlores dhe gjithe Jugut. Forca edhe per rrugen Kardhiq Delvine. Ju lumte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *