Bypass-i i Fierit nuk përfundon në kohë

Leda Hysa

By-pass-i i Fierit nuk mund të përfundojë deri në 28 nëntor të këtij viti, siç premtoi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e hapjes së tij në vetëm një korsi.

Në vëzhgimin e bërë nga kamera e Top Channel rezulton se 10 ditët e mbetura deri në datën 28, janë të pamjaftueshme për mbajtjen e premtimit, pasi punimet po ecin me ritme të ngadalta. Disa pjesë të rrugës janë pa asfaltuar, ndërkohë që nuk kanë përfunduar ende mbikalimet dhe nënkalimet. Këto të fundit, që prej hapjes së by-pass-it 5 muaj më parë, janë kthyer në makth për banorët që kanë shtëpitë dhe tokat bujqësore në të dy anët e rrugës.

Shqetësimet e banorëve pritet të marrin fund pas ndërtimit të rrugëve dytësore në të gjithë gjatësinë e rrugës, ashtu siç është parashikuar në projekt. By-pass-i i Fierit ka një gjatësi prej 22 km dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin rrugor drejt jugut të vendit. Punimet do të përfudnojnë në muajn shkurt të vitit që vjen.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Puna e pare e Ballukut ku nuk ngeli tv pa e dhene , ishte vendosja e pese sinjalistikave te rruga e Rinasit, te blera te tregu çam, me jetegjatesi nje jave. Kjo rruge vazhdon te jete rruga e vdekjes edhe per shume te huaj qe marrin makina me qera kur zbresin ne Rinas. Nuk dime te kete bere gje tjeter znj. Balluku, veçse te tregoje arrogancen e saj kudo qe shkon, pra shume me keq se kryehajduti Gjiknuri

  • “Bëj-pusi” është shumë i thellë dhe nuk po ia gjejnë fundin.
    Kur kjo pjesë udhe të quhet ANASHKALIM apo ANASHKALIMI I FIERIT, atëherë do të mbarojë shumë shpejt. Deri më tani ndërtuesit e kanë kuptuar se duhet të ndërtojnë pus dhe jo udhë për mjetet.
    Çështja është e thjeshtë dhe gjuha shqipe na ndihmon ta zgjidhim sa më shpejt.

    Kush flet nallbanisht tregon se koka e tij është e thatë sa një thundër gomari dhe përdorimi i fjalëve të huaja kot e më kot, është një kurorë patkoi mbi këtë thundër.

    Faleminderit!

  • Lushnje-fier ndertuar me 1 milion euro km

    Bypass fierit ndertuar 2 milion euro km.

    Te niejtat parameters, rruge fushore.

    Ndryshimi, bypass fierit e kane marre cunat e gramoz rucit

    Ata qe vrane 5 veta Tek spitali I fierit per ti marre tokat

    Dhe qe e kane listen 2 km per ti vrare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *