Vonesat për shtrimin dhe asfaltimin e korsisë së dytë të bypass-it të Fierit, shtojnë pasigurinë për jetën e banorëve të zonës, ndërsa mungesa e sinjalistikës shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve.
Bypass-i ka një gjatësi prej 22 km dhe kalon mes fshatrave Mbrostar, Daullas, Pojan e Dermenas.
Në gjashtë ndërprerjet e rrugës për këto fshatra, deri tani nuk është hapur asnjë mbi ose nënkalim.
Në këto kryqëzime, korsia që po kryhen punime është shume më e larte se ajo ekzistuese, duke u bërë kështu burim aksidentesh.
Në të gjitha kryqëzimet gjen shenja nga aksidentet e ndodhura, ndërsa rrugët që lidhin fshatrat me bypass-in janë të prishura dhe pa ndriçim. Inagurimi i bypass-it të Fierit me një korsi, u bë në 27 qershor të këtij viti, ndërsa punimet sipas kontratës, duhet të përfundojnë në muajin shkurt të vitit që vjen.
o.j/dita

E kane ne dore djemte e gramoz rucit
Fitorja e radhes e Ramutit.
Populli vdes po he..nuk i prishet puna Rilindjes
Dikush tja thote Rames se aty nuk po punohet me. Diku rruga ne korsine e djathte eshte nderprere nga bacja e nje shtepie dhe nuk eshte bere asnje pune.
Ai fshatari nuk e le shtetin te punoje dhe shtetit nuk ja mban bytha.
Mbase ka te drejte se nuk eshte kompensuar.