“Bypassi i Tiranës, korridori i Mesdheut dhe termocentrali diellor”, KE jep dritë jeshile për tre projekte në Shqipëri

Ornela

Komisioni Europian ka bërë publike projektet e ndërlidhjes në Ballkanin Perëndimor që janë aprovuar nga korniza e financimit për Ballkanin Perëndimor WBIF, që është platforma financiare e këtij institucioni.

21 projekte janë aprovuar nga kjo platformë me vlerën totale prej 3,1 miliard euro, nga ku Bashkimi Europian dhe donatorët bilateralë kontribuojnë në nivelin e 1,1 miliard euro. Kjo është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin fondet e BE-së parashikohen të jenë deri në 9 miliard euro për investime në dhjetë fusha kyçe që lidhen me infrastrukturën dhe transportin e qëndrueshëm, energjinë e pastër, mjedisin dhe ndryshimet klimaterike, dixhitalizimin, kapitalin njerëzor dhe sektorin privat.

Cilat janë projektet për Shqipërinë dhe me çfarë financimi?

Bypass i Tiranës (Koridori i Mesdheut)

Projekti i bypass të Tiranës me kosoto totale prej 190,6 milion euro, ku totali i granteve llogaritet rreth 69 milion euro, ndërkohë që hua është 111,7 milion euro. Ky projekt investimi do të ndërtojë një bypass 21.5 km në Tiranë, i cili do të lidhë autostradat Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Elbasan. Bypass-i do të kanalizojë trafikun larg qytetit dhe do të krijojë një sistem transporti më efikas, të integruar në rrjetet kryesore rrugore rajonale dhe evropiane. Bypass-i i Tiranës është pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane, e cilësuar edhe si Autostrada Blu, e cila do të krijojë një rrugë pa ndërprerje nga Trieste në Itali në Greqi, ndërsa do të degëzohet në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Granti i BE-së nga WBIF 2022: 34,7 milion €

Grantet e mëparshme të BE-së 34,3 milion €

Hua e BERZH 111,7 milion €

Kontributi kombëtar 9,9 milion €

Kostoja totale e projektit 190,6 milion €

Segmenti hekurudhor Vorë-Hani i Hotit (Koridori i Mesdheut)

Ky projekt investimi do të rehabilitojë 120 km linjë hekurudhore dhe 12 stacione hekurudhore për shpejtësi trafiku deri në 120 km/h, duke përfshirë sisteme të reja sinjalistike dhe përmirësime të sigurisë, nga Vora deri në kufirin me Malin e Zi. Linja hekurudhore është pjesë e shtrirjes së rrjetit hekurudhor TEN-T në Ballkanin Perëndimor dhe përbën lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Linja e re do të përmirësojë aksesin dhe do të rrisë ndjeshëm trafikun ndërkombëtar për mallra dhe pasagjerë drejt porteve, terminaleve, kryeqyteteve dhe aeroporteve me hekurudhë.

Granti i BE-së WBIF 2022 133.4 milion €

Grantet e mëparshme të BE-së 4.5 milion €

Kredia e BERZH-it 62.9 milionë euro

Kredi nga BEI 62.9 milion €

Kontributi kombëtar €3.3 milion

Kostoja totale e projektit 267 milion €

Termocentrali diellor fotovoltaik lundrues i Vaut të Dejës Solar

Ky projekt investimi për energji të rinovueshme do të instalojë një 12.9 MW termocentral diellor fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, një rezervuar që krijohet nga digat e një prej hidrocentraleve më të mëdhenjtë në Shqipëri. Ky projekt do të jetë termocentrali i parë hibrid lundrues diellor në rajon për një hidrocentral të madhësisë së mesme dhe aplikimi (zbatimi) i parë i teknologjisë “Purefloats” në Ballkanin Perëndimor. Investimet pritet të kenë një efekt demonstrues të konsiderueshëm që mund të përsëritet lehtësisht në rezervuarë të tjerë hidrikë në Shqipëri dhe në rajon. Fabrika pritet të prodhojë mbi 18 GWh energji elektrike dhe zhvendos 8700 ton CO2 çdo vit

21 projektet e aprovuara do të duhet të nënshkruhen nga institucionet financiare rreth fundit të 2022, ndërkohë që fillimi i zbatimit të tyre pritet në 2023./abcnews

o.j/dita

Share This Article
12 Comments
  • Po perse duhet nje termocentral diellor, kur Shqiperia ka rezerva Hidrike me bollek te cilat sigurojne energji me diell e me re, naten dhe diten? Nje central Diellor jep 1/1000 e energjise ne krahasim me nje Hidrocentral.

    Energjia diellore eshte eficiente ne fuqi te moderuar, dhe ne vende ku nuk ka aleternativa te tjera, por shume ineficiente per perdorim masiv me fuqi te larte dhe kosto te ulet, duke llogaritur investimin dhe mirembajtjen.

    Kostua eshte shume e larte, duke llogaritur investimin paraprak dhe mirembatjen operacionale te sistemit te baterive afatshkurter dhe afatgjate.

    Cmenduri totale, e cila shpjegohet vetem me korrupsion PPP dhe limitim te energjise qe i shperndahet njerezimit, per te justifikuar axhenden Satanike te ” Destroyed Devolepment ” mashtrimit te ” Global Warming” dhe kontrollin ndaj njerezimit nga Politika e shitur te kjo axhende.

    • Fredi, e ke gabim! Duket kjo vjen sepse ke lexuar dhe je marre aspak me panelet diellore! Shqiperia ka mbi 300 dite me diell, pa llogaritur edhe faktin qe keto panele voltaike japin energji edhe kur dielli mbulohet nga rete!
      Eshte per te ardhur keq, qe Shqiperine e kane marre ne duar llumi! Sepse panelet diellore voltaike jane perdorur dhe prodhuar qysh ne v. 1986 ne Korce, mirpo nuk e di cilat forca drejtojne Shq., qe e shkaterruan kete vend nga themelet!

      • Po te mendosh se jane investime miliardash per Energji e cila nuk nevoitet ne kushtet e Shqiperise, te cilat ju faturohen Shqiptareve dhe brezave qe vijne me interesa Bankieresh, nuk jam aspak gabim.

        Une nuk jam kunder energjise djellore dhe jam ne dijeni te plote se si funksionon teknologjia. Por, me kushtet e Shqiperise dhe pasurite hidrike te vendit, nuk e shikoj te arsyeshme qe te rritet borxhi publik per investime ne infrastrukturen energjitike e cila ekziston falas, fale Hidrocentraleve.

        Prodhimi aktual i energjise ne Hidrocentrale mund te dyfishohet neqoftese e kerkon nevoja, vetem duke zvendesuar Turbinat e vjetra me Turbina te nje teknologjie te re e me eficiente. Dhe kjo me nje kosto minimale, krahasuar me panelet diellore dhe teknologjine qe e mbeshtet ate.

        I gjithe ky dallaver, behet qe te rrise e te fundose me teper Shqiperine ne Borxhin publik qe ju ka Bankiereve Internacionaliste. Natyrisht, mbeturinat dhe veglat e tyre ne Politke dhe administrate ketu, perfitojne nga therrimet dhe firmosin e vulosin c’do gje qe u fryn pak xhepin.

        Kjo pune eshte si puna e Naftes. ne kemi Nafte, por Naften dhe Benzinen e importojme me kosto te larte.

      • Budallenj si ti o Kuluf.
        Shiko ato që shkruan, në tërësi, dhe do kuptosh se, ti je ai “llum” që drejton Shqipërinë.

  • O njerez,pse habiteni kot?
    Po ne kemi 31 vjet qe duam te zhdukim komunizmin,qe akoma ekziston ne mendjet e shumices se shqiptareve ndersa ju na thoni pse merren borxhe kaq shume!
    Vetem me borxhe do zhdukim komunizmin,packa se populli po jeton me 15 mije leke ne muaj ku 10 mije leke paguan drita,uje,telefon dhe te tjerat i duhen per buke thate me sheqer!
    Sic e shihni nuk kemi TALLONA KOMUNISTE dhe per kete duhet t’i falemi SULLTANEVE tane qe na kane sunduar prej 31 vjetesh nga Berisha e deri tek Hitleri modern Edi Rama!
    Dhe populli gezon dhe gezon pa kufi duke germuar kazanet e plehrave!

  • Mire kostot e te gjitha te tjerat, po pse panelet diellore ne Va te Dejes? Jugu i Shqiperise, Saranda me sakte ka 330 dite me diell ne vit, nuk mund te ndertohej ky impiant andej? Kot po flasim domethene se keto vendime i merr tjeterkush, ne vetem tundim deren.

  • Nga keto projekte, intersant eshte hekurudha Vore- Hani Hotit, e realizuar ne monizem me pune vullnetare, porse tani do ta beje Shkoder- Vore me pak se nje ore! Projekti tjeter eshte heliocentrali ne Vaun e Dejes. Europa jep borxhe, nuk shoh se na fal ndonje çek te bardhe, mirpo a i lajme dot keto borxhe? Thuhet autostrada Tirane- Durres dhe Tirane-Elbasan! Shqiperia nuk ka as nje kilometer autostrade, ajo ka vetem rruge interurbane kryesore.

  • Me mbroni ju – ju ka kerkuar ramuti Bankiereve – se une nga ana ime do e bej vendin qe qeveris, bahce per te kultivuar flukse te panumerta pagesash borxhi per bankat tuaja ne te ardhmen

  • Thjesht projekte qe duhetr te kishin mbaruar para 32 vjetesh Psh funksiononte linja nderkombetare hekurudhore vore Hani-hotit- linjat europiane Po vazhdonte zevendesimi trareve nga druri ne Hekur- beton per te rritur shpejtesine ‘Kur erdhi demokracia’ u ndalu zbatimi i projektit ushkaterrua dhe ato pjese te rikontruktuara u shkulen shina dhe u shiten per skrap ne Mal te Zi Dhe mbas 32 vjetesh thuhet ……..kemi projekte te medha kur ekonomise shqiptare i jane bere deme te m,edha nga keto veprime

  • Termocentral diellor lundrues eshte nje term i shpikur nga sutori i ketij shkrimi qe tregon se nuk kupton asgje nga ato qe shkruan.Ato jane thjesht panele fotovoltaike.
    Principi i termocentraleve diellor eshte drejtimi i energjise diellore me ane te pasqyrave parabolike tek nje medium qe ngrohet, i cili me pas shkemben energji me ujin duke e shnderruar ne avull dhe me pas avulli shkon ne turbinen e avullit per te prodhuar pune mekanike, e cila shnderrohet ne energji elektrike te gjeneratori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *