Individët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe institucione të tjera publike dhe private do të jenë të identifikuar zyrtarisht. Banka e Shqipërisë ka hartuar një projektligj, i cili i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Kredive.
Ndryshe nga regjistri aktual i kredive, byroja do të ketë informacion shumë më të hollësishëm mbi historikun financiar të çdo individi që ka një borxh.
Ajo do të përmbajë informacion jo vetëm mbi borxhet që individët kanë në banka, por edhe detyrimet që ata kanë për faturat e papaguara të energjisë, ujit apo dhe faturave të telefonit.
Top Channel ka mësuar se byroja do të funksionojë me sistem pikëzimi, të ngjashëm me atë të patentës. Për individët të cilët nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve apo faturave do të ketë zbritje të pikëve.
Ky sistem pikëzimi i mundëson bankave, por edhe institucioneve të tjera financiare që të kenë një profil të saktë rreziku për çdo qytetarë apo biznes. Bazat për krijimin e byrosë kombëtare të kredisë janë hedhur nga një marrëveshje mes Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe qeverisë shqiptare.
Qëllimi i ngritjes së këtij institucioni është ulja e kredive të këqija dhe parandalimi i krijimit të kredive të reja problematike, pasi bankat do ta kenë më të lehtë të evidentojnë qytetarët dhe bizneset që nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve.
Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se drafti është përfunduar dhe u është shpërndarë grupeve të interesit. Menjëherë pas komenteve nga palët e interesuara ai do të hyjë në procedurë miratimi dhe pritet që shumë shpejt byroja të bëhet efektive.

Po per ato borxhe qe shteti i ka privatit si ne grbitjen e tjetersimin e pasurise kombetare dhe asja private nga fuqia e pushteteve kure do te pergjigjet,po beme bama qe tu ngjaje i thone kesaj byroje,qe thote beni si themi ne dhe mos beni si bejme ne.Nje marri e shkuar marrise,nje skenare i peshtire i rrradhes.
Po per ato borxhe qe shteti i ka privatit si ne grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare dhe asaje private nga fuqia e pushteteve, kure do te pergjigjet,po beme bama qe t’u ngjaje i thone kesaj byroje,qe thote beni si themi ne dhe mos beni si bejme ne.Vetem me shitjen apo grabitjen e pasurise kombetare qe eshte frut i djerses dhe gjakut te gjithe shqiptarreve,shlyhen te gjitha detyrimet qe populli i ka ketije palo shteti,qe na servir si gjetje nje marri e shkuar marrise,nje skenare te peshtire i rrradhes,ne nje kohe qe i fal qindra mijona dollare biznesit te piset qe injoron istitucionin e falimetimit.Turp,por me shume turp eshte ne adrese te atyre zyrtareve europiane qe i bejne llogrite sipas mireqenjes finaciare te vendeve nga jane,ku shqiptaret ne shumice jetojne nen minimumin per jeten.
qenka si agjencite e credit score ketu ne usa ka 3 te tilla te pavaruara nga institutet financiare
Kete e ka cdo shtet
Lajm shume i mire, duhet te ndahet shapi nga sheqeri