Byroja e Hetimit, Luan Rama: T’i ikim lojës për bonuset e autorësisë

Dita

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi të premten, në një prononcim për mediat se “Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë një institucion që të funksionojë në mënyrë rigoroze në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës”.

I pyetur se në varësi të cilit institucion duhet të jetë Byroja, Rama shprehu bindjen se “përvoja e vyer e asistentëve amerikanë që kanë punuar me grupin e punës dhe gjithashtu asistenca po aq e vyer e Komisionit të Venecias, do të na çojë drejt një zgjidhje jo vetëm ligjore e kushtetuese, por çfarë është edhe më e rëndësishme, edhe funksionale”.

“E rëndësishme është që Byroja e Hetimit dhe i gjithë korpusi ligjor mbi të cilën do të funksionojë ajo të jetë në përputhje me gjithë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe natyrshëm të jetë një instrument më shumë në funksion të përmbushjes së qëllimit, që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithë efekteve që sjell kjo sëmundje apo ky fenomen. Përsa kohë jemi në nivele draftesh, atëherë le të presim dhe jam i bindur që palët, (mazhoranca dhe opozita), do të gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë jetë këtij institucioni”, tha Rama.

Sipas tij, “nuk ka ndonjë diferencë në qëndrimet e Ambasadës Amerikane me atë të Komisionit të Venecias”.Po ashtu nuk gjej një diferencë midis këtyre qëndrimeve dhe qëndrimit të shprehur nga palët në realitetin shqiptar. Puna është që t’i ikim lojës për bonuse të autorësisë në rastin konkret, dhe të bëjmë një zgjedhje dhe një zgjidhje që t’i japë jetë një institucioni që të ketë legjitimitet dhe funksionalitet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Share This Article
4 Comments
  • Dihet, pasi flet ky, del “eruditi” Vasili dhe ia hedh poshte te gjitha fjalimet dhe i thote:
    -I ka nga mendja e tij dhe nuk eshte qendrimi i LSI-se!
    O ky del e flet kot,ose ai korcari erudit ia ka me te futur keti “Tigrit”!
    Por, nje dicka eshte e vertete:
    Te gjithe i bejne hyzmet (sherbim) kafshates se bukes dhe tasit te corbes!
    Xhelozi per afer kreut……..

  • Luani prej letre ,
    i vetmi qe po dridhet nga Biroja eshte kreu yt ,
    eshte ai zagari i Manjakut qe po ben kamikazin ,ju per kryetarin beheni theror te gjithe …
    megjithate kesaj radhe merre seriozisht kandidimin ne parti ….nuk i dihet cfare ben xhaxha Semi ….
    sido qe te veje Luanke , martohu me Bleonen ,dhe del me pasaporte amerikane , se dhe ajo ngeli pa burre
    dhe ti ben ndonje gje te hajrit pa parti e kryetar
    se di ju ju mban dheu ju gjallesa jovertebrore ,se di !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *