Nisma e qeverisë për të ngritur një strukturë të re për të luftuar krimin dhe korrupsionin ka shqetësuar seriozisht ish-kryeministrin Berisha, i cili e ka atakuar qeverinë e re që në zanafillë të projektit. Në një postim në Facebook, ish-kryeministri thotë se krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është shkelje e Kushtetutës. Berisha thotë se ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë së Shtetit. Sipas Berishës në krye të hetimeve do të qëndrojë vetë Edi Rama, i cili do të jetë kryehetues i shtetit. “Vendim heroik: Rama vendos për hetimin e tij! Të dashur miq, mazhoranca Rama – Meta hartoi ligjin e ri antikushtetues të krijimit të FBI-së në Shqipëri, pra Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, nenin 163 të saj, që thotë se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do të jetë dhe kryehetuesi i shtetit. Rama i kthehet kështu pasionit të atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës dhe dajë Kolekës. Por kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes apo sakrificës së Edi Ramës. Ana tjetër sterrë e saj është fakti që do jetë Rama, vetë ai, i cili do të vendosë për hetimin e Presidentit të Republikës, bashkëkryetarit të mazhorancës Meta dhe ministrave të tij. Por prisni sakrificën sublime të Edvinit! Sipas këtij ligji dhe mos kujtoni se po tallem, do të jetë Rama kryehetuesi i shtetit, i cili do të vendosë për hetimin dhe do të hetojë Ramën kryeministër të vendit. Ky është një akt heroizmi socialist. Rama do të vendosë për hetimin e tij. Miq, këto janë karnavalet e pushtetit Rama – Meta! Sb”, shkruan Berisha.
Byroja Kombëtare e Hetimit
Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale në mënyrë që t’i hapet rruga krijimit të Byrosë Kombëtare. Ky organ brenda Policisë së Shtetit do të ketë si kompetencë hetimin e zyrtarëve të lartë. Struktura e re, që pritet të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, do të ketë nën “mbulimin” e saj Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, deputetët, si dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Fakti u bë i ditur në relacionin e projektligjit të Ministrisë së Drejtësisë, të publikuar dje, në lidhje me disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Projektligji në fjalë ka në bazën e tij trajtimin e veprës penale të “korrupsionit” si krim të rëndë dhe për pasojë kalimin e tij në kompetencën e hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata për Krimet e Rënda. “Rrethi i personave që do të përfshihen nga hetimi dhe gjykimi sipas ndryshimeve ligjore të propozuara, do të jenë të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore, me përjashtim të Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky rreth personash do të jenë kompetencë e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në relacion. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet e propozuara do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të hetimit dhe gjykimit të korrupsionit.

o sal mos u tremb ti nuk ke gje ne kurris pervecse vjedhjen e ghjithe shqiptareve ne emer te ligjit.
o plaku Mere,nuk e kupton qe je bere qesharak e nuk ta vare me njeri ty dhe shpures tende
o plakuuuuu MERE,nuk e kupton qe je bere qesharak e nuk ta vare me njeri ty dhe shpures tende e po kur nxjerre dhe RISTANIN PER TE BERE MORAL
/