Byroja e Kuvendit vendos sot për 10 deputetët e opozitës, zbulohet plani i PD

Leda Hysa

Dje 7 deputetë të Partisë Socialiste i bënë kërkesë Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga parlamenti.

Kjo si masë për trazirat e shkaktuara në Kuvend dhe kjo kërkesë do të shqyrtohet sot në Byronë e Kuvendit.

Sipas burimeve zyrtare nga PD, mësohet se nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do të jetë në mbledhjen e Byrosë në orën 10:00.

Paloka do të mbajë një qëndrim dhe do të largohet më pas.

PS ka kërkuar që ata të përjashtohen 10 ditë nga parlamenti, 10 deputetët të cilët u proceduan në gjendje të lirë një ditë më parë.

Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët: Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma.

Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste pë Integrim janë: Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *